• |
ide | kryesore

Almeda Abazi përlotet në emision teksa flet për të birin

Paparazzi, Slider

Almeda Abazi, ishte e ftuar së fundmi në një emision në kanalin turk “Kanal D”.

Ndër të tjera, ajo ka folur për ndërhyrjen që iu desh t’i nënshtrohej i vogli i saj, Efehan, dy muaj më parë.


Edhe më herët aktorja ka treguar se kjo është një temë shumë e dhimbshme për të, ndaj s’i ka mbajtur dot lotët as në studio.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”- tregoi Almeda.

Moderatorja turke vazhdoi ta pyeste aktoren shqiptare si u ndje kur i vogli hyri në operacion, ndërsa Almeda me lot në sy i kërkoi të ndërronin temë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu