• |
ide | kryesore

Grabitje në Bilisht, autorët marrin xhiron e ditës të karburantit

Arkiva, Lajme, Të fundit
hajdut.jpg



Një grabitje ka ndodhur në Bilisht. Tre persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur xhiron ditore të një karburanti në dalje të qytetit të Bilishtit.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se është marrë një shumë prej 160 mijë lekësh dhe 160 euro.

Mësohet se tre personat pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme të karburantit kanë kërcënuar punonjësin dhe më pas kanë marrë lekët dhe janë larguar.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *