• |
ide | kryesore

Immobile tradhëton, Insigne jo: Hysaj përjashtohet, Napoli në gjysëmfinale

Sport



Ndeshje shumë e rëndësishme aq sa nervoze në San Paolo, ku Napoli mposht Lazio 1-0 me golin e Insigne e fluturon në gjysëmfinale të Kupës së Italisë. Kapiteni, që rigjeti ngrohtësinë e tifozëve të kaltër, ndezi menjëherë ndeshjen duke shënuar në minutën e 2′, në përfundim të një aksioni të shkëlqyer personal, golin e 1-0. Bardhekaltrit megjithatë mund të barazonin menjëherë, me penalltinë e shkaktuar nga Hysaj në dëm të Caicedo, por në minutën e 10′ Ciro Immobile rrëshket në momentin e goditjes, duke e nxjerrë topin jashtë. Gjakrat u nxehën në të 19′ e Hysaj, që kishte një karton të verdhë në rastin e penalltisë, hyri keq ndaj Immobile: Massa nuk ka dyshime, i dytë i verdhë dhe kapiteni i Shqipërisë shkon më herët në dushe. Napoli megjithatë nuk e ndjeu mungesën, edhe pse Lazio e gëzoi superioritetin numerik vetëm 6 minuta. Në të 25′ Leiva shkaktoi faull, që në fakt nuk ishte, u ndëshkua me të verdhë e protestoi duke marrë edhe të kuqen. Në fund të pjesës së parë skuadrat ulën ritmin, duk u përgatitur për një 45 minutësh të dytë spektakolar.

Bardhekaltrit e Simone Inzaghi janë më të rrezikshëm dhe kanë raste të mira me Immobile (të cilit i anullohet një gol për pozicion jashtë loje) e Correa. Por është përsëri skuadra e Gattuso në të 70′ që ka rastin më të mirë për të shënuar, me Milik që goditi shtyllën, duke gjetur të papërgatitur Strakoshën. Në të 83′ Immobile barazoi vetëm llogaritë e shtyllave, duke goditur traversën, por Napoli rikthehet menjëherë në avantazh edhe aty. Një minutë më pas Mario Rui shtang Strakoshën, duke përplasur topin të trekëndësh. Nuk ka përfunduar sepse Lazio godet përsëri shtyllën dhe i anullohet edhe një tjetër gol. Përfundon kështu, 1-0, Napoli fiton e në gjysëmfinale do të sfidojë fituesen mes Inter e Fiorentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *