• |
ide | kryesore

Insigne, videomesazh fëmijës-tifoz të Napolit që u përlot: “Do kthehesh të buzëqeshësh”

Sport, Video



Të shtunën në mbrëmje Napoli pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, me skuadrën e Gattuso që u rrëzua në goditjet e Chiesa e Vlahovic. Imazhi simbol i krizës së të kaltërve u bë në fakt ajo e vogëlushit Mario, tifozit të Napolit, që u kap në shumë raste nga telekamerat.

Imazhi u bë menjëherë ikonik, në rrjetet sociale nisën të ftonin lojtarët që ta vendosnin foton e Marios në dhomat e zhveshjes, por Lorenzo Insigne ka bërë edhe më shumë. Kapiteni i të kaltërve ka dashur ti cojë një mesazh tifozit të vogël përmes një video të postuar në rrjetet sociale nga i vëllai: “Ciao Mario, doja të të uroja për Ditën e Emrit. Më vjen keq që për rezultatin nise të qaje, por të premtojmë që nga këtu, deri në fund, do të bëjmë një kampionat të madh e do të kthehesh të buzëqeshësh me ne. Të presim në stadium, përqafime”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *