• |
ide | kryesore

Inter merr frymë: për Brozovic problemi është minimal

Sport



Lajme të mira nga infermieria për Inter. Kontrollet mjekësore të cilave iu nënshtrua Marcelo Brozovic, në Institutin Humanitas të Rozzano kanë evidentuar në fakt vetëm një ndrydhje të kaviljes së majtë. Rezonanca magnetike e kryer pas traumës së pësuar në fund të ndeshjes kundër Lecce nuk ka evidentuar asnjë lëndim të ligamentave, si u mendua pas dëmtimit. Për momentin nuk janë në fakt ende të qarta kohët e rikuperimit. “Gjendja e lojtarit – lexohet në komunikatën e Inter – do të vlerësohet ditë pas dite”.

FRymëmarrje lehtësuese për Antonio Conte. Në pritje të kuptojë kur Brozovic mund të jetë i disponueshëm (ndoshta kundër Cagliari), tekniku zikaltër i gëzohet verdiktit “pozitiv” të testeve mjekësore për kroatin. Një përgjigje e shumëpritur në kampin e Inter. Në kohën kur operacionet e merkatos vazhdojnë me intensitet, një mungesë e gjatë e Brozovic do të ishte shumë e komplikuar të përballohej me lojtarët e paktë në dispozicion në mesin e fushës.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *