• |
ide | kryesore

Komisioni Evropian thirrje qeverisë shqiptare: Ndryshoni ligjin që cënon median online

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Evropian i bën thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare të shfrytëzojë mundësinë e kthimit nga Presidenti të paketës “Antishpifje” në Kuvend, për të futur në ligj të gjitha rekomandimet e Këshillit të Evropës

“Ju e dini shumë mirë se BE ka mbështetur rekomandimet nga Këshilli i Evropës për rastin e ligjit për median në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet janë ende të vlefshme dhe për ne ato duhet të ndreqen. Dhe ne e shohim si një mundësi për të reflektuar ndryshimet faktin që Presidenti i Shqipërisë ia ktheu ligjin Parlamentit. Dhe kjo është diçka për të cilën ne ende kemi shpresë se ata do ta bëjnë”, u shpreh Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian, Bruksel.

Zëdhënësja e Komisionerit Evropian për zgjerimin renditi sërish pikat ku nevojiten ndryshime në ligj, që nga promovimi i vetërregullimit, deri tek transparenca e pronësisë së medies në vend.

“Ne mbështesim disa rekomandime të bëra nga Këshilli i Evropës, dhe jo vetëm promovimin e vetërregullimit. Ne mbështesim gjithashtu edhe garantimin e një rishikimi të pavarur gjyqësor të ankesave ndaj mediave dhe ne shpresojmë gjithashtu në përforcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Pra, në përgjithësi të gjitha rekomandimet që janë bërë nga Këshilli i Evropës ne i mbështesim dhe ato janë gjerësisht në përputhje me çfarë ne presim që një vend aspirant për në BE të ndjekë”, tha Pisonero.

Mazhoranca nga ana e saj është e vendosur për të mos ndryshuar ligjet dhe për të rrëzuar dekretet e Presidentit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së. Taulant Balla në një dalje të mëparshme për mediat ka deklaruar se dekretet do të rrëzohen në seancën plenare më të afërt që është ajo e 30 janarit.



2 Comments

  1. Mos shpifni por thoni te verteten dhe asgje nuk ju ndodh ju gazekaret e porthaleve te salihut zenit dhe lulzimes e likes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *