• |
ide | kryesore

Komenti/ Një mënyrë pa hipokrizi për të përkujtuar 21 janarin

-Instant, Kryesore

Masakra me katër protestues të vrarë në 21 janarin e katër viteve më parë, si një nga ato ngjarje që shënjojnë thellë politikën e një vendi, është përkujtuar sot në mënyrën më hipokrite të mundshme.

Ata që mbështesin Ramën dhe qeverinë, e vënë theksin tek vrasja barbare dhe politike e regjimit të Berishës, tek alibitë e fëllliqura se si u përpoq të manipulohej ky krim, tek gazetarët, intelektualët, mjekët dhe gjyqtarët, që në atë kohë u rreshtuan pa pikë skrupujsh përkrah vrasësve.

Në të kundërt, ata që mbështesin opozitën e sotme dhe qeverinë e djeshme, fokusohen vetëm tek lotët e krokodilit që derdhi dje Rama dhe tek tradhëtia që ai i ka bërë viktimave të 21 janarit, duke rekrutuar gradistët e djeshëm, duke propozuar për gjyqtarë Stasburgu ata që gjykuan këtë krim, duke u bërë njësh me ato televizione që 9 vite më parë shfaqnin video të manipuluara sikur ishte qëlluar nga turma.

Të dyja këto këndvështrime fshehin një manipulim të madh, ato duan të paraqesin ose vetëm kriminalizimin e Berishës ose vetëm hipokrizinë e Ramës.

Në fakt një çështje e rihapur nga gazeta Dita, që i ka kushtuar edhe këtë vit shumë hapësirë kësaj ngjarjeje, na tregon se ka një mënyrë të tretë për ta përkujtuar këtë ngjarje. Fjala është për historinë e gardistit Agron Malaj, që ishte mes grupit të zjarrit 9 vite më parë dhe është kryebashkiak i Rilindjes në Mat sot e kësaj dite. Kur filloi të tallej dhe të bënte teatër me viktimat, Rama e vuri ish gardistin kryetar të PS. Pasi u gjend në rrebeshin e kritikave, ai u justifikua se nuk kishte asnjë provë që Agron Malaj të ishte i implikuar në vrasje. Por, pas kësaj, Dita i nxorri dokumentat dhe faksimilet që ish gradisti ishte shpërblyer pas këtij krimi. Madje ai kishte marë fiks katër paga, sa Ndrea Prendi apo Agron Llupo që ishin drejtpërdrejt përgjegjës për goditjet me zjarr mbi turmën.

Lexo me tej:

Faksimilja/ Kryebashkiaku i Rilindjes që u shpërblye me para për vrasjet e 21 janarit

Histori si kjo dhe shumë të tjera të ngjashme, na dëshmojnë se ka dhe një mënyrë të tretë, më të drejtë, më të ndershme, më të sinqertë për të përkujtuar 21 janarin, sesa logjika bipartizane që nxin ose vetëm Berishën ose vetëm Ramën.

Ajo është e thjeshtë.

Sali Berisha u soll në mënyrë kriminale me vrasjen e katër demonstruesve, me fshirjen e pamjeve të serverit të kryeministrisë, me pengimin e hetimeve të prokurorisë, me shpikjen e alibive për thika me helm dhe çadra pistoletë, me gjykatësit palaço që zgjodhi të gjykojë çështjen, me gazetarët sharlatanë që përdori për të transformuar të vërtetën.

Andi Bushati: Kush qenë gardistët e fjalës në 21 janar?

21 janari përbën një nga njollat më të errëta të karrierës së tij.

Por, nga ana tjetër, tani 9 vite më pas, mund të thuhet pa frikë se Edi Rama u tall keq me viktimat, se ai e përdhosi kujtimin e tyre, se ai e përdori në mënyrë cinike gjakun e derdhur, pa çarë kokën në fund për të bërë drejtësi, madje duke rehabilituar edhe një pjesë të kriminelëve të djeshëm.

Kjo është e vërteta e plotë për 21 janarin dhe e vetmja mënyrë për ta përkujtuar ndershmërisht atë.  

©Lapsi.al

43 Comments

  1. JU BESONI SE KETIJ I RREH TEK 21 JANARI ? KETA DUAN VETEM PUSHTETIN . KUR JANE NE OPOZITE BERTASIN E ÇIRREN SI TE LAJTHITUR , PREMTOJNE DIELLIN NE TOKE DHE KUR ARRIJNE ATE QE KANE DASH HARROJNE GJITHÇKA . MIRE QE BEHEN MOSMIRENJOHES POR ME E KEQJA SE BEHEN SHUME AGRESIV DHE TE FRIKSHEM . SHIKONI LULLUSHIN , SHIKONI FOTON DHE IMAGJINONI KARIN SE ATE DO MERRNI PO ERDHI NE PUSHTET SE NGA PALLOSHI I ANETES DERI NE RREZE E KEMI . DERRAT KANE NJE SURRAT . MOS U MASHRTONI ME NGA KETO BUSHTRA TE PUSHTETIT .

    1. Spas teje more koke loqe ketu siper dhe poshte komentit tim Edi Rama duhej te vriste nja 10 protestues ne protestat e dhunshme te vitit te kaluar dhe atehere ne duhej te thoshim se i vrau Lulushi dhe Salushi?

  2. Nga fjalori i gjuhës shqipe: Kuptimi i fjalës masakër
    masák/ër,-ra emër i gjinisë femërore; numri shumës; -ra(t)
    1. vrasje e therje mizore e njerëzve në masë; kërdi, mizori: pushtuesit kanë bërë shumë masakra.
    2. kuptim i figurshëm; shkatërrim i plotë a gjymtim i rëndë i diçkaje.

    mizór,-e mbiemër; edhe si emër; që sillet e vepron pa mëshirë, që kënaqet kur të tjerët vuajnë; i pashpirt, barbar; vrasës: njeri (pushtues) mizor; vrasje mizore; / që është tipar i një njeriu të tillë; që bën kërdinë: sjellje (mënyrë) mizore.

    Kujt i shkon më për shtat fjala Maskër? Sali Berishës apo edvin lapangjozit?

  3. I kam ndjekur live skenat e demostratës së dhunëshme të 21 janarit si emigrant mijëra kilometra larg. e le të mblidhen të gjithë bijtë e nipat e ish antarëve të Byrosë së PPSH, e nuk ma mbushin mendjen se ato vrasje nuk ishin të orkestruara nga organizatorët e demostratës.
    I kam parë me sytë e mij që ndonëse policët e deri komandanti i Gardës u gjakosën nga huliganët që kishte sjellë Rama para kryeministrisë, duke qenë vetë i fshehur nga fundi i turmës, që asnjë nga këta huliganë nuk u qëllua e çuditërisht kur ata ishin shpërndarë nga policia, ndodhën vrasjet ndaj disa personave me duar në xhepa.
    Llogjika e thjeshtë ta thotë, se çfarë interesi kishte qeveria Berisha që të vriste njerëz kot, pasi policia i kishte shpërndarë falangat agresive të dhunëshme ?
    Interes për këtë kanë pasur vetëm ata që organizuan demostratën, e natyrisht ato media apo gazetarë me nostalgji për regjimin enverist e që e urrenin Partinë demokratike.
    Përse komentohet gardisti Malaj si i dekoruar nga qeveria , në një kohë që Rama e ka motivuar ate se ka qenë bashkëpuntor i fshehtë i PS, kur e vuri kryetar bashkie të Matit ?
    Përse harohet të komentohet fakti se ajo demostratë e dhunëshme u nxit për të goditur Berishën sepse paskej bërë “aleancë me hajdutin me zë e figurë”, siç e akuzonin socialistët Metën, e pas dy vitesh, po me këtë “hajdut” Rama bëri koalicion qeverisës duke i haruar viktimat ?
    Interesant është edhe fakti se po ata që e akuzonin Bashën sifajtor të vrasjeve të 21 janarit si ministër i mbrendshëm, e akuzuan këtë si të “mefshtë” se pse nuk lejoi që vitin e kaluar të bëheshin protesta të dhunëshme si ajo e 21 janarit.

    1. Nuk ka gje o vlla. Politika sot perdor fen, perdor teknologjine madje perdore edhe te cmendur mendor qe ti çoj bet 5000 ato dy te parat. Akoma se ke kuptu ?

      Un jom dhe malsor, un jom dhe shpellar dhe e di qe ne duhet me nryshu se kemi bere gabime njet, si psh te luftojme per me pat drejt er. Çër thu ti, akoma skuptoke

      1. I cmendur ne kete rast do te thote kryeminister i plotfuqishen qe nuk i thith me truni dhe vazhdon ne rrugetimin e vet drejt shpise se zotit.

    2. Ska gje kemi shenjtoren e paanshme merkel qe do na shpetoje nga kthetrat e ligesise shpirterore midis mureve imagjinare qe ja kemi ngritur vetes… hej pidhi sëmëmes. Merrni valixhet futjani per amerike ose australi.

      1. Mos kujtone ti se ketu ne Amerike dhe Australi bene qejf? Ketej nuk te vrasin me plumba por te vrasin Billa ( fatura) te cilat te dhembin me shume se plumbi.

  4. Gjithashtu edhe nje marksiste qe enderron te udhetoje neper canyonet amerikane duke degnuar brus springsten. Taksirati i trump-it tja plotesoje kete deshire, ndryshe do jet turpi i njerzimit.

  5. Tani qe u bertetua se drejtesia u kap nga rama koke e kembe te shohim sa do funksionoje spak veting reform…domethene kush besoje akoma se do funksionoje eshte trap. Nuk mund ti thuash e paanshme mbasi eshte kapur. Shqipria eshte brim bythe komunistet e kane patur gjithmone ne dore drejtesine ne menyre qe mos ndeshkoheshin krimet e komunizmit por te perdoreshin per progres. Shifni keni prova, kryeminister keni ramen. Ca doni me shume…

    1. Tani per nje çast mendo te kunderten , ne pushtet eshte Basha . Ti çmendon se do ndodh? Do kete ndonje ndryshim ? Nuk ka as komunista as ballista e as demokrat ka vete hajdut e kriminel me bollek .

      1. Çdo të ndodhë me Bashën kryeministër ?
        Pa kujtohuni se si ministër transporti, realizoi ëndrën e bashkimit të shqiptarëve në dy anët e kufirit me Rrugën e Kombit.
        Si ministër i jashtëm pati edhe ai kontributin për hyrjen e Shqipërisë në NATO.
        Si ministër i mbrendshëm realizoi kushtet për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen.
        Nuk ishte as Spartak Ngjela e as i ndjeri Sokol Olldashi, mik i Patozit që të fitonin në zgjedhjet me Ramën si kryetar bashkie, po ishte vetë Basha me fushatën e tij personale model që e rrëzoi Ramën nga pashallëku i Tiranës.
        Të mos harojmë gjithashtu edhe si shef i opozitës, pas largimit të Berishës, pjesa më e madhe e shqiptarëve e shihnin me mosbesim lidershipin e kësaj partie nga Basha.
        Po me aq tërbim sa e sulmonin socialistët, e sulmuan edhe të rënët nga dega të PD
        Ai jo vetëm që arriti ti imponohej gjithë koalicionit opozitar si lider i tij, po në 2017, pamvarësisht pabesisë së Ramës, e detyroi këtë që të lëshonte gjysmën e qeverisë para zgjedhjeve.
        A ka gabuar Basha në 2017-ën që i besoi garancisë së ndërkombëtarëve ne marëveshjen me Ramën ?
        E ka pranuar vetë publikisht këtë gabim.
        Por që atëhere kanë lëvizur shumë ujra edhe në qëndrimin e ndërkombëtarëve.
        Edhe Merkel nuk e sheh më Ramën si një lider “ballkanik”.
        Kapakun e dështimit ja vuri Ramës, Bundestagu gjerman me 9 kushtet që duhet të kryente qeveria e tij për të filluar negociatat e integrimit europian, dhe e veçanta ishte , se qe Basha që nguli këmbë si lider i opozitës që Bundestagu të hapte dritën jeshile për hapjen e negociatave, me realizimin e kushteve që i vuri Ramës.
        Kulmi i marrëzisë së Ramës ishte aventura e kokëfortësia për të hyrë në zgjedhjet lokale vetëm me PS, që e detyroi edhe OSBE e ODIR ti quante ato zgjedhje të pa vlefshme duke i cilësuar që nuk pasqyronin vullnetin e elektoratit shqiptar.
        Akoma më shumë e thelloi abuzimin në këto votime moniste, duke nxituar që edhe në këto palo zgjedhje ti manipulonte e deri të mbushte bashkitë me kryetarë të emëruar prej tij, me të kaluar kriminale.
        Në këto kushte, opozita ndaloi protestat e filloi aksionin dipllomatik që solli vendimin e Bundestagut gjerman.
        Ishte tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar që e pengoi opozitën për tu ulur në tryezën e marëveshjes zgjedhore , tashmë si një palë imponuese për konsensus, e që e filloi këto ditë.
        A thua vërtetë se gjithë kjo zhurmë që po bëhet kundër tij nga media e gazetarë majtistë, e kanë hallin se Basha e paska “tradhëtuar” elektoratin e opozitës ?
        Jo mor jo se është krejtë e kundërta.
        Duke parë se kjo opozitë që këta e nxisnin të rinte jashtë parlamentit për ta asgjësuar ate plotësisht, Rama u detyrua që ta merte në konsideratë ate e jo kungulleshkat e opozitës së Taos, po i turen Bashës me të gjitha bateritë nga frika se kjo opozitë mund të realizojë qëllimin e saj.

        1. Basha nje histori suksesi :
          – Si Min i Brendshem, vrau 4 vete kot ne mes te bulevardit dhe la 4 gra te veja dhe shume femije jetim.
          – Si Min Transporti, vodhi 240 miloione Euro nga Rruga e Kombit (qe akoma nuk ka perfunduar) dhe u lirua me procedure.
          Si Min i Jashtem, u fali detin shqiptar grekeve.
          Si Kryetar i opozites ka humbur çdo zgjedhje ku ka hyre dhe i ka dhene pushtetin vendor dhe ate lokal 100% Edi Rames.
          Si politikan eshte bere lolo qe tallin bythen Likja dhe Ed Romi 24 ore ne dite dhe cdo dite.
          Do me per Beluli Gjeraqinen ?

  6. Fjalët boshe dhe përgjërimet e kota, ju kanë hije,atyre që pa shkak,vajtojnë e derdhin lot sa për t’i parë bota,po nuk ju dhemb aspak.Kjo perTaulant Pallen sot.

  7. Ne cdo shtet tjeter keto ngjarje perkujtohen nga mbare populli.
    Urdheruesit e kesaj masakre Berisha, Rama, Meta, Basha, duhen ekzekutuar me varje ne mes te bulevardit

  8. Ata njerez u perdoren si mish per top. Rama i nxorri ne bulevard e vete shkoi te “kullat Binjake” te pi kafe me Gjinushin e Fidel Yllin. Tipa si Tom Doshi etj qe Rama thote “e kam mik” i kane paguar deri 300 Euro disa nga demonstruesit. Demonstrata ishte e planifikuar te behej e dhunshme per te detyruar me force Berishen te leshonte pushtetin.
    Berisha nga ana tjeter (bashke me Bashen) ne vend qe tu fuste plumbin 4 veteve, duhet te vepronte me profesionalisht per te mos lejuar agravimin e situates ne plumba duke marre jete njerezish.
    Si veprimi i njerit dhe tjetrit tregon papergjegjshmeri per jetet e njerezve.
    Ndaj sic duket asnjerit nga ata nuk i intereson qe te dale e verteta per ate ngjarje, pasi te dy jane pjese e shfaqjes makaber.

  9. Të bësh ashtu si bënë kriminelët më 21 janar,edhe në Danimarkë të vrasin.Pastaj ata katër fatkeq u vranë për një “bllok”.Pas pak kohësh zotëruesi i bllokut u be njësh me Edi Ramën dhe pas kësaj,viktimat ndërtoheshin në çdo 21 janar kur blloku dhe Edi Rama harboheshin me pushtetin.Ata viktima e meritojnë atë çka po u bën Edi Rama prej kaq vitesh.Pastaj gjaku i dhënë për Partinë,nuk shkon kurrë dem.

    1. Po pra fajin e ke Romi. Po ai qe i vrau, s’pati faj fare ???
      Romi me nje llastik uji i ndoqi nga kryeministria vandalet e Baba cjapit

    2. Ne danimarke nuk te vrasin per aq. Kjo eshte propagande idiote. Nuk vriten njerez me duar ne xhep. Ajo nuk eshte histori bardh e zi, por e sigurte eshte qe u vrane nga gardistet. Berisha nuk tha kurre qe gardistet jane pjese e skenarit por i mori ne mbrojtje. Fakt eshte qe Saliu kishte mundesite por asnje perfitim nga vrasja e tyre, ndersa Rama kishte perfitimet dhe ndoshta jo mundesite. 21 janari mund te perkujtohet vetem duke u zbardhur plotesisht. Vrasja e protestueseve nga Berisha nga njera ane dhe fakti qe Rama i promovoi te perfshiret jane dy gjera qe nuk bejne sens me kaq fakte sa dime. Duhet zbardhur nga A tek ZH. Por ne thelb eshte vrasje shteterore. Te thuash e paligjshme eshte thjesht eufemizem.

  10. Ky sharlatani si njeri
    eshte i teri -Hipokrizi-
    ne te tere budallenj jemi
    se qeveri hipokrite kemi

    po te shkosh mish per top
    per kete njeriun e droguar
    do te thote me gjithe mend
    se nga zoti je mallkuar

    vete i vravi,kata te shkrete
    sa dhe vrasesit i gradoi
    i beri kryetar -Bashkie-
    dhe viktimat ,i harroi

    e kuptuan valle familjaret e gjore
    se ky eshte kameleon
    derdh lote Krokodili
    ben gjoja sikur vajton.

  11. PS po sillet sikur eshte ne opozite dhe jo ne pushtet. Kush e pengoi keto 7 vjet te conte para drejtesise fajtoret, apo jane ata vete fajtoret. O zot ca turpi del Taulant kokshpulla dhe ben manifestim ne bulevard

  12. JAM SHUME DAKORT ME ” I PAEMER i ores14.40″
    EDHE UNE E KAM NDJEKUR LIVE TERE PROTESTEN E 21 JANARIT.
    AI GRUPI I SULMIT ,I SHTYRE SI VAMPIRET TE ETUR PER GJAK,
    DO TE DOJA TE MBLIDHEJ EDHE NJE HERE NEN THIRRJEN E KRYERILINDASIT TONE DHE UDHEHEQESI I RRADHES I OSBE-s ,DHE TI TURRESHIN BUDENSTAGUT NE BERLIN, ZYRAVE TE MAKRONIT NE PARIS, APO KRYEMINISTRISE HOLLANDEZE SI FAJTORE QE NA I MBYLLEN DEREN E EUROPES.
    DHE TE FILLONIN E TE SULMONIN ME ATE BARBARI DHE ETJE KAFSHERORE PER TE DERDHUR GJAK ME PATJETER , SI NE 21 JANAR,( se ashtu i kishin marre instruksionet nga Edvin Rama). POR ,KETE HERE NUK DO JENE POLICET E SHKRETE, QE U GODITEN ME GURE ,ME SHKOPINJ, DERRASA ,E BILES DHE ME FLAMUR.
    DO KENE POLICET E KETYRE VENDEVE EUROPIANE QE E KANE ME LIGJ QE PO NGRITE DOREN KUNDER TYRE TE PARALAJMEROJNE 2 HERE DHE HEREN E TRETE TE GJUAJNE PER TE TE CUAR NE BOTEN TJETER.
    PO POLICET TANE HEROIKE QE I RREZISTUAN SULMIT BARBAR ME ORE TE TERA?
    LE ME COJENI IMAGJINATEN PERTEJ ATLLANTIKUT KU KETA 200-300 “TRIMAT” E 21 JANARIT T’I SULESHIN SHTEPISE SE BARDHE?SI MENDONI DO T’I PRISNIN ME KRAHE HAPUR APO DU U JEPNIN PLUMBIN BALLIT?
    SHIHNI SI I MBRON AMBASADAT SHBA.
    PRANDAJ MOS PRISNI DREJTESI PER ATA KATER FATKEQE QE SHKUAN SI CJAPI TE KASAPI TE SHTYRE NGA KRYEMINISTRI YNE I SOTEM DHE OPOZITARI I DJESHEM.

  13. Me nje fjale:
    Berisha dhe Luli vrane 4 vete te pafajshem ne mes te bulevardit,
    ndersa
    Rama nuk derdh lote te sinqerte (krokodili).

    Turpi i madhe per Ramen,
    kurse
    Baba cjapin dhe lulushi – te pafajshem me procedure ….

  14. Çdo të ndodhë me Bashën kryeministër ?
    Pa kujtohuni se si ministër transporti, realizoi ëndrën e bashkimit të shqiptarëve në dy anët e kufirit me Rrugën e Kombit.
    Si ministër i jashtëm pati edhe ai kontributin për hyrjen e Shqipërisë në NATO.
    Si ministër i mbrendshëm realizoi kushtet për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen.
    Nuk ishte as Spartak Ngjela e as i ndjeri Sokol Olldashi, mik i Patozit që të fitonin në zgjedhjet me Ramën si kryetar bashkie, po ishte vetë Basha me fushatën e tij personale model që e rrëzoi Ramën nga pashallëku i Tiranës.
    Të mos harojmë gjithashtu edhe si shef i opozitës, pas largimit të Berishës, pjesa më e madhe e shqiptarëve e shihnin me mosbesim lidershipin e kësaj partie nga Basha.
    Po me aq tërbim sa e sulmonin socialistët, e sulmuan edhe të rënët nga dega të PD
    Ai jo vetëm që arriti ti imponohej gjithë koalicionit opozitar si lider i tij, po në 2017, pamvarësisht pabesisë së Ramës, e detyroi këtë që të lëshonte gjysmën e qeverisë para zgjedhjeve.
    A ka gabuar Basha në 2017-ën që i besoi garancisë së ndërkombëtarëve ne marëveshjen me Ramën ?
    E ka pranuar vetë publikisht këtë gabim.
    Por që atëhere kanë lëvizur shumë ujra edhe në qëndrimin e ndërkombëtarëve.
    Edhe Merkel nuk e sheh më Ramën si një lider “ballkanik”.
    Kapakun e dështimit ja vuri Ramës, Bundestagu gjerman me 9 kushtet që duhet të kryente qeveria e tij për të filluar negociatat e integrimit europian, dhe e veçanta ishte , se qe Basha që nguli këmbë si lider i opozitës që Bundestagu të hapte dritën jeshile për hapjen e negociatave, me realizimin e kushteve që i vuri Ramës.
    Kulmi i marrëzisë së Ramës ishte aventura e kokëfortësia për të hyrë në zgjedhjet lokale vetëm me PS, që e detyroi edhe OSBE e ODIR ti quante ato zgjedhje të pa vlefshme duke i cilësuar që nuk pasqyronin vullnetin e elektoratit shqiptar.
    Akoma më shumë e thelloi abuzimin në këto votime moniste, duke nxituar që edhe në këto palo zgjedhje ti manipulonte e deri të mbushte bashkitë me kryetarë të emëruar prej tij, me të kaluar kriminale.
    Në këto kushte, opozita ndaloi protestat e filloi aksionin dipllomatik që solli vendimin e Bundestagut gjerman.
    Ishte tërmeti i Nëntorit të vitit të kaluar që e pengoi opozitën për tu ulur në tryezën e marëveshjes zgjedhore , tashmë si një palë imponuese për konsensus, e që e filloi këto ditë.
    A thua vërtetë se gjithë kjo zhurmë që po bëhet kundër tij nga media e gazetarë majtistë, e kanë hallin se Basha e paska “tradhëtuar” elektoratin e opozitës ?
    Jo mor jo se është krejtë e kundërta.
    Duke parë se kjo opozitë që këta e nxisnin të rinte jashtë parlamentit për ta asgjësuar ate plotësisht, Rama u detyrua që ta merte në konsideratë ate e jo kungulleshkat e opozitës së Taos, po i turen Bashës me të gjitha bateritë nga frika se kjo opozitë mund të realizojë qëllimin e saj.

  15. E vetmja menyre per ta perkujtuar 21 janarin eshte duke e zbardhur teresisht. Gjithsesi jam dakort qe ajo qe kemi te sigurte eshte se ishte nje vrasje e bere nga shteti dhe qe Rama i promovoi te perfshiret. Perderisa sa Saliu nuk ka thene kurre qe Garda ishte pjese e skenarit, pergjegjesia ne nje menyre ose tjeter eshte e tij. E vetmja gje e qarte eshte se ata i vrau garda. Dime doren por nuk jemi te sigurte per trurin.

        1. Budallallëku më i madh është të përpiqesh të flasësh me argumenta me fanatikët, militantët dhe budallenjtë. Umberto eco

  16. 21 janari i edrames apo 21 janari i Kongrest te Lushnjes , pra “deshmoret “ e partise apo korifejt qe ben Shqiperin kane rendesi sot , kete ky popull duhet te ndaj sot ose te pranoj injorancen e deputeteve te sotem qe nuk kane mend dhe atdhedashuri as sa maja e k… te atyre te 1920. Mendojeni kete per femijet tuaj

  17. O ti Aaaaaaa kur jane vrare nuk po sulmonte njeri ato po largoheshin po njeriu salih qe eshte mesuar me gjak si me remzi hoxhen nuk mund ti hikte rasti per gjak,protesta filloje ne oren 14 vrasjet jane kryer mbas ores 15 por salihu per te treguar qe te vret e pranuar dhe vete qe une do vrisja dhe 300 por shpellkaret e sotem duan te lajne mutin me shurre

  18. kryekrimineli Sali Ram Berisha duhet te paguaj per te gjitha krimet ndaj shqiptareve e Shqiperise ,qe nga skemat piramide te vjedhjet galopante te familjes tij dhe atij vete deri tek vrasja e protestuesve ne bulevard …Sali Berisha ka marre droge qekur qe mjek ne spital Ai merrte dipenine dhe bipenine dhe kjo dihej nga koleget e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu