• |
ide | kryesore

Lubonja: E vërteta e hidhur e “21 janarit”, ata njerëz u çuan për t’u vrarë

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, ngjarjen e bujshme të “21 Janarit”, ku 9 vite më parë u vranë në një protestë të përgjakshme 4 qytetarë të pafajshëm, por që vijon të mbetet në “errësirë”.

Për analistin Lubonja “21 Janari” është një krim i dyfishtë, duke veshur me faj, në këtë mënyrë, të dyja kahet politike, ndonëse prej nëntë vitesh kjo ngjarje vijon të përplasë palët dhe të mos gjejë fajtorët e vërtetë. Fatos Lubonja deklaroi se Partia Socialiste është fajtore dhe përgjegjëse po aq sa Partia Demokratike për vrasjen e katërfishtë në bulevard, pasi sipas tij, ishte pikërisht PS që i çoi njerëzit aty, me qëllimin e keq për t’u vrarë.

“Unë e kam pak të ndryshëm mendimin për “21 janarin”, sepse ndodh sikur një pjesë janë me PD dhe vënë theksin te opozita, dhe veçanërisht për faktin pse PS nuk bëri asgjë për të vënë drejtësi dhe akuzohet PS se nuk iu qëndroi protestuesve, si dhe PD për sulmin e dhunshëm që u përdor atëherë dhe faktin që u sulmuan institucionet, pra legjitimimi i asaj që u bë. Ajo që ndodh për mua është kjo, që sot jemi në këtë pikë, sepse 21 janari ishte një krim i dyfishtë, jo i njëfishtë, siç e shohin një pjesë, që e bëri njëra ose tjetra palë. Ata njerëzit që u çuan atje nga PS, dhe këtu është përgjegjësia që ka PS, që e përgatiti një ditë më parë dhe duke paralajmëruar se populli është aq i zemër4uar dhe nuk mbajmë ne përgjegjësi.

Ata njerëz u çuan qëllimit për t’u vrarë ndonjëri. Pra, kishte një qëllim të mbrapsht, me shpresën që përballë kishin një njeri të mbrapsht që mund të binte në këtë grackën dhe të qëllonte ndonjërin, siç edhe ndodhi. Pra, nëse ne do bëjmë gjyq të paanshëm për fajtorët, nuk lahen edhe këta që i çuan njerëzit atje. Sepse është njëlloj si të çosh ca njerëz tek ariu, ariu do t’i hajë ata, dihet. Kjo është eliminuar fare nga PS, por ata e kanë brenda atë pjesë, sepse nuk ishte një protestë e vërtetë popullore, psesë po të ishte kështu të nesërmen do të ishte djegur kryeministria, se u vranë 4 veta, por nuk ndodhi, sepse deshën ta shesin si protestën e pranverës. Tani iu intereson heshtja dhe kaq.

Pastaj, çështja komplikohet, nëse do ta ngremë në parim lidhur me atë sa dhuna mund të përdoret në protesta, dhuna, mosbindja civile, sa janë të legjitimuara dhe sa jo. Kur të bëhet gjyqi ndoshta dënohet më shumë vrasjet, sesa ata që i shtynë, por ama janë të dyja palët. Ata u çuan atje për t’u vrarë. PS i ngarkohet më shumë pse s’bëri drejtësi? Por, nuk bëri drejtësi se ka qenë qëllimi i keq që në fillim dhe nuk i intereson fare. Unë kamë qenë në protestë, aty ishin një masë e madhe, jo aq e madhe, siç nxjerr PD sot, si dhe një grup sulmi i veçantë, që do të destabilizonte, që do sulmonte kryeministrinë, do krijonte një situatë, që do tregonte një urrejtje të madhe popullore. Ishte shpresa që dikush do gjuante dhe do vriste ndonjë dhe kjo do instrumentalizohej dhe do bëhej mjet lufte politike, siç u bë”, deklaroi Lubonja.

Më tej, analisti komentoi dhe protestat e opozitës, përgjatë këtij viti, ku policia ka përdorur shpeshherë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, duke thënë se politika tashmë e ka nxjerrë një mësim, që të mos vrasë njerëzit, ndonëse sipas tij, edhe përdorimi i gazit është abuzim me forcën e pushtetit.

“Një mësim është nxjerrë, që pala në mbrojtje, që në këtë rast është në pushtet dhe ka policinë duhet të bëjë shumë kujdes, që të mos vrasë, se pastaj i kthehet në bumerang, siç ndodhi në 21 janar. Mendoj se pala mbrojtëse e ka mësuar këtë dhe ka përdorur gazin. Edhe këtu kemi abuzim me forcën e pushtetit, por jo deri te vrasja, por që është për t’u kritikuar”, u shpreh analisti.

Por edhe kryeministrisë iu vu flaka, a justifikohet…?
Nëse iu referohemi ligjeve, ato janë të shkruara. Ligjet e kanë përcaktuar sa dhe si mbrohen institucionet. Mendoj se 21 janari kishte kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, edhe pse ishin provokuar. Kur u vu flaka tani, përdorimi i gazit, këtu ngelet për t’u diskutuar. Tek e fundit, ngelet gjithmonë e hapur çështja e përdorimit të forcës, deri ku përdoret ajo. Për të dy palët kam parasysh një parim, që e ka trajtuar edhe Maks Veberi, që bën diferencë mes pushtetit dhe forcës. Sipas tyre, pushteti ka një dallim me forcën, në kuptimin që pushteti nuk është që ti ke mjetet e forcës, dhe sa më pak të kesh pushtet, aq më tepër i drejtohesh forcës. Pra, forca është shenjë e mungesës së pushtetit. Ne vëmë re në përgjithësi, që forcat politike tona shpesh i referohen forcës, sepse nuk kanë pushtet, në kuptimin e legjitimitetit. Tendenca është që, edhe kjo qeveri, i drejtohet forcës, zgjidhjes me forcë. Kam parasysh këtu Astirin, mjetet e dhunës, prishja e stadiumit në mënyrë të paligjshme, janë të gjitha akte dhune që tregojnë dobësim të pushtetit.

Shqiptarët kanë mësuar nga kjo. Mësimin e parë e patëm më 1997, që dolën edhe për pakënaqësinë e tyre, por edhe për të reaguar, dhe patën një pushtet që erdhi pas dhe i zhgënjeu. Fatos Nano tha se do iu kthente 100% paratë e humbura atyre që protestonin, por që ato para u shpërndanë nëpër xhepat e tyre. Ka pasur mësime edhe kur erdhi Berisha në pushtet, me disa premtime, ashtu si dhe me rastin e Ramës, më 21 janarin, apo edhe tani që njëherë premtohet “revolucioni”, lëvizja e fortë që s’do lejojë zgjedhje… Ajo që ka mësuar qytetari është që instrumentalizohet, pra që përdoret si “mish për top”. Kush nuk e ka mësuar, është ai militanti që mendon se do të ketë një përfitim, kur partia e tij të jetë në pushtet.

17 Comments

  1. 21 janari është shumë i thjeshtë.

    Produkti i 21 janarit është rilindja e edvinit.

    Nqs jeni të kënaqur me edvinin e rilindjen fajet i ka Berisha.

  2. Lubonja njelloj si ky vdekja ketu lart,e marim per te vertet kete fantazi te ljubos qe populli u cua per tu vrare,por dora qe i vrau quhet salih dhe lul mos ti vriste qe mos të ngeleshin ne historic qe nje kryeminister dhe min brendshem per pushtet arriten të vrasin njerez me duar ne xhepa dhe ky psikoanalist lubonja fajin e ka ai qe dergon popullin ne proteste,lulzimja beri protesta te dhunshme gjithe vitin u plagosen rreth 90 police por protestues nuk u vrane o fatosi i vdekjes

  3. 21 janari eshte ngjarje e tmerrshme sepse u vrane te pafajshem. Kudo ne Europe jane pushtuar godina te rendesishme qeveritare por askund nuk eshte qelluar mbi protestues. Fakti qe Rames nuk ia ndjen fare per te vraret, madje ka shpresuar per to (Rama eshte psikopat dhe kjo eshte e padiskutueshme), nuk ka asnje rendesi ne vleresimin e asaj qe ndodhi. U vrane 4 protestues( mund te ishin vrare me shume) te pafajshem dhe uroj qe pergjegjesit mos gjejne asnje dite paqe ne jeten e tyre. Jam i djathte, por kam frike se PD po vuan akoma mallkimin prej gjakut te derdhur ate dite. Eshte gabim ky relativizim. Duhet thene me force qe nuk meriton plumbin ai protestues qe kalon nje gardh qeverie nga inati legjitim, apo edhe ngaqe eshte i instrumentalizuar. Une jam gjithmone me protesten.

    1. Neri. Do te ishe gjithnje me protesten nqs protestat ishin krejt primitive politike me te vetmin qellim marjen e pushtetit dhe pa shkak, mbaheshin per jave dhe degjeneronin ne kaos, dhe vendi nuk gjente dote stabilitet? Ose nje tjeter rrethane hamendsore do te ishe me protesten nqs ishin te instrumentalizuar nga Greqia apo Serbia per puc shteti ne Shqiperi ne favor te tyre? Natyrisht qe nuk mund te jesh, detyrimisht nuk ke si te jesh gjithnje me protestat. Ka rrethana qe protesta eshte ilegjitime dhe puc shteti, protesta mbante dhe Hitleri dhe Lenini. Ketu lind pyetja nqs nuk je gjithnje me protestat se ske si te jesh, ku eshte caku yt dhe i imi, dhe cili duhet te jete kriteri universal i llogjikshem qe na ben te jemi pjese e protestes apo me ta, dhe kunder tyre e pro shtetit e rendit te ligjit. Konkretisht tek 21 Janari a i permbushte 21 Janari kriteret e nje proteste popullore te drejte apo jo qe do te merte mbeshtetjen tende e timen qofte dhe te kishte dhune e force se fundja per te drejten e te miren duhet sakrifikuar dhe jeta, apo ishte proteste militantesh e shkartisur mbrapa “intelektualet” perpara militantet me nje koktej ish sigurimsa me cadra e pa cadra te zeza qe cuan kater te pafajshem ne vdekje me djeni per interesat e parise politike qe i sherbejne. Ky eshte dhe arsyetimi i Lubonjes dhe eshte i drejte.

      1. Po pse mo ti je dakort te vriten njerez, te instrumentalizuar nga kushdo qofshin, me duar ne xhepa, pa arme, per me teper njeri ishte invalid? Ky eshte problemi im me Lubonjen, qe i duket normale vrasja e protestueseve ne ato kushte. U gjuajt per te vrare o shok. Kete nuk ka bythe ta mbaje.

        1. Neri !
          Që të kthjellosh mendimin tënd humanist kundër vrasjeve, do të të rekomandoja që për një moment ta vendosje veten në vënd të policëve e gardistëve, por edhe të familjarëve të tyre, të cilët u bënë objekt i dhunës shtazarake, e u gjakosur duke ngrënë kokës hunj e copa betoni për të bërë detyrën për të cilën pagueshin.
          Çfarë do të bëje ti vetë në këtë rast ?
          A mos me predikimin fetar një banditi militant partiak që të godet me hu kokës, do ti thoje , ne mere këtë copë betoni e më thyej kokën me te ?
          Ka sigurisht shtete diktatoriale që rekrutojnë policë barbarë për të masakruar popullin për hir të pushtetit.
          Po çfrë faji i kishin policët e gardistët e gjorë , edhe ata bijë nënash që të duronin me stoiçizëm goditjet e ca “çunave të fortë” që i godisnin kafshërisht ?

    2. Na trego vetëm një godinë qeveritare të pushtuar në Europë dhe ke të drejtë edhe për budallallëqet që nxjerr nga goja, a prej poshtërsisë komuniste a prej rrogës rilindase këtë e di ti.

      1. Te fundit jane: Godinat qeveritare ne France ku ministri u nxorr me urgjence nga dera e pasme. Mesymja e protestueseve ne parlamentin e Hong Kongut. Ne Britani u futen deri ne aulen e parlamentit aktiviste ambjentaliste, qe edhe pse merren me te qeshur ngaqe nxorren bythen, jane komplet psikopate dhe shquhen edhe per akte terroriste. Me ty nuk ia vlen te merresh ne fakt, sepse qe ne momentin qe nuk te bejne pershtypje qe vdiqen kater njerez te pafajshem dhe ben krahasime idiote tregon qe ke probleme shume shume te renda mendore. Me kete qe shkruajte tregon se nuk do mendosh ndonjehere ne jete me koken tende. Vetem me udhezim partie. Ne ate kohe ti do ishe sekretar partie model.

    3. “21 janari eshte ngjarje e tmerrshme sepse u vrane te pafajshem” – jo më e tmershme se tërmeti që vrau shumë më tepër por vrasjet politike quhen të tmershme nga militantët e dirigjuar nga politika..

      Në protestat politike nuk ka të pafajshëm ata protestues janë në protestë për privilegjet personale dhe jo për ndonjë padrejtësi shoqërore e aq më pak ideal, të paktën rilindja e provoi këtë, protestuesit e dinë se deri ku kanë të drejtë nqs nuk e dinë keq për ta.

  4. “Jam i djathte, por kam frike se PD po vuan akoma mallkimin prej gjakut te derdhur ate dite”…

    Ti i djathtë!!!!!!!?

    Shqiptarët po vuajnë mallkimin e injorancës dhe mungesës së dinjitetit e vlerave të tjera njerëzore, se të jetë për gjak të derdhur komunistët e lanë me gjak Shqipërinë dhe jo vetëm që nuk u mallkuan por rilindën edhe më të fuqishëm.

  5. Cdo gje e prisja por qe te kishte akoma diskutim ne duheshin vrare apo jo njerez me duar ne xhepa, jo. Kjo tregon se cmenduria ka marre dhene dhe do na ndodhe prap kjo situate.

    1. Sa të ketë njerrëz si puna e edvin halesë dhe parrazitëve që shpresojnë të marrin shpërblimet për egërsinë në protesta dërsëri do të ndodhin.

    1. Ore ju që jeni kaq të ndjeshëm pse nuk ju bënte përshtypje kur ngjelë amerikani thoshte se edhe 3000 të vriteshin ishte normale.

      Nuk legjitimohet çdo vrasje, por vrasjet që synojnë goditjen e institucioneve dhe destabilizimin e vendit në një kohë KUR NUK KISHTE SHKAQE që përligjnin dhunën rugaçërore të kriminelëve parrazitë të edvinit.

  6. Ishin pergatitur te vriteshin 13000 e jo 4,per te ardhur ne pushtet kryemafiozi rama e shpura e kelysheve te komunisteve nen siglen e ripjelljes.dhe ja rezultati eshte largimi ne mase i popullsise,mjerim,krime e nje shtet koke e kembe jofunksional e i lidhur ngushte me krimin.sa per ata 4 te vdekur as prokuroria e as gjykatat kane hetuar pasi eshte pare me figure e ze se kush i nxori ne prite e kush perfitoi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu