• |
ide | kryesore

“Më kishte marrë 50 euro borxh”, emigranti shqiptar rrëfen vrasjen e kushëririt të tij

Lajme, Të fundit



Emigranti kosovar Musli Morina 20 vjeç ka rrëfyer para autoriteteve italiane motivin e vrasjes së kushëririt të tij Erion Morina po 20 vjeç.

” U grindëm për 50 euro që i kisha dhënë borxh e nuk ma kish kthyer”, rrëfeu ai.

Vrasja ka ndodhur natën e 17 janarit ne qytezën Calcio në provincën e Cremonës.

Trupi i Erion Morina u gjet pa jetë në lumin që konte mjaft pranë banesë së tij. Ai kishte plagë me armë të ftohtë.

Falë telekamerave të sigurisë rrugore u identifikua menjëherë autori i këtij krimi, kushëriri i viktimës.

Video ka zbardhur se Musli Morina e ka goditur me thikë disa herë kushëririn e tij e më pas e ka tërhequr trupin zvarrë duke e hedhur në ujë.

Sipas rrëfimit të autorit të vrasjes dy të rinjtë kishin konsumuar kokainë para se të bënin sherr e kishin kaluar mbrëmjen në një lokal 50 metra larg pallatit të apartamentit ku jetonin.

Autopsia e mjekësisë ligjore ka zbardhur se Erion Morina ka ndërruar jetë për shkak të mbytjes në ujë e jo për plagët e marra nga goditjet me thikë.

Viktima kishte 2 vjet që jetonte në Itali.

Autori i krimit Musli Morina është vënë në pranga me motivimin e vrasjes me qëllim e ndodhet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./ Ora



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *