Derbi i Londrës nuk ka fitues: Chelsea e Arsenal janë ndarë me rezultatin 2-2, në një ndeshje ku dominuan Blues, por Gunners arritën të marrin një pikë, edhe pse luajtën më shumë se një orë me një lojtar më pak në fushë. Për javën e 24 të Premier League fiton City në transfertë me Sheffield United, ndërsa Everton befasohet në kohën shtesë, duke cuar dëm avantazhin e dy gola, e duke dalë me një 2-2 përballë Neëcastle United.
E megjithatë vëmendja ishte e gjitha në Londër, ku David Luiz në kthimin në Stamford Bridge u ndëshkua me karton të kuq. Deri në minutën e 28-të, Arsenal dominoi territrin dhe kishte mundësi që edhe të shënonte, por Chelsea i kishte rastet më të mira. Deri në atë minutë sepse situata ndryshoi pas një gabimi të mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi i cili nuk e ktheu topin si duhet te Leno. Abraham përfitoi nga rasti, mori topin kaloi Lenon por Luiz shkaktoi faul ndaj Abraham duke u ndëshkuar me të kuq.
Nga pika e bardhë nuk gaboi Jorginho duke e kaluar në avantazh Blues, që në pjesën e dytë nuk arritën të shënonin golin që do të mbyllte ndeshjen, duke i dhënë mundësinë Martinelli të barazojë në minutën e 63, duke finalizuar një kundërsulm spektakolar individual.
Chelsea rriti presionin dhe u kthye në avantazh në minutën e 84-të me Cesar Azpilicueta, por nuk ishte e thënë që Lampard ti gëzohej fitores në derbi, sepse Hector Bellerin barazoi rezultatin në minutën e 87-të, duke e ngjitur Arsenali në kuotën e 30 pikëve në vendin e 10, ndërkohë Chelsea është i katërti me 40 pikë.
ENGLAND – PREMIER LEAGUE
AFC Bournemouth 3 – 1 Brighton & Hove Albion
Aston Villa 2 – 1 Watford
Crystal Palace 0 – 2 Southampton
Everton 2 – 2 Newcastle United
Sheffield United 0 – 1 Manchester City
Chelsea 2 – 2 Arsenal