• |
ide | kryesore

Plas tek Tottenham: sherr mes Mourinho e Rose në dhomat e zhveshjes

Sport



Situata në kampin e Tottenham nuk po përmirësohet, përkundrazi, po përkeqësohet. Pavarësisht mbërritjes në Londër të José Mourinho, skuadra është ende në vendin e tetë në klasifikim, larg tetë pikë nga vendi i katërt i Chelsea e për më tepër duhet të bëjë pa Harry Kane deri në fund të sezonit. E sikur të mos mjaftonte situata e Eriksen, tashmë një hap larg Inter, Special One duhet të bëjë llogaritë edhe me Danny Rose, një nga senatorët e grupit, që sipas asaj që shkruan ‘Daily Mail’ ka patur një konfrontim të ashpër me teknikun përpara derbit me Ëatford.

Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja britanike, anësori është tërbuar nga vendimi i Mourinho për të mos e aktivizuar në ndeshjen e fundit të Spurs e është përballur me të me nervozizëm, me pjesën tjetër të lojtarëve që nuk e kanë marrë mirë mënyrën e kontestimit të lojtarit të kombëtares angleze.

Pas ndeshjes, Mourinho ka shpjeguar se Rose kishte një problem fizik në shpinë e për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në ndeshje, por është e qartë se lojtari ndihej i aftë për të zbritur në fushë e nuk e ka gëlltitur zgjedhjen teknike të portugezit. Special One nuk fal dhe Rose e ka paguar rëndë shfryrjen e inatit: tekniku ka vendosur që ai të stërvitet edhe të dielën, i vetëm. Me merkaton të hapur, në këtë pikë, nuk përjashtohet që Rose, i cili pëlqehet nga shumë klube në Premier, të vendoset në shitje nga klubi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *