• |
ide | kryesore

Rikthehet kampionati: më shumë të larguar se të ardhur, në një Superiore ‘low-coast’

F1, Sport

Përgatitjet përfunduan, nga tani cështja është serioze. Kampionati rikthehet për herë të parë në 2020, me javën e 18 që mbyll gjysmën ekzakte të Superiores e është mundësia për të parë në veprim skuadrat e përforcuara me lëvizjet e merkatos, ku ndër më aktivet ka qenë Vllaznia. Shkodranët zbresin të martën në Loro Borici me Hristov dhe Sidorenco në vijën e parë të sulmit, për të thyer Flamurtarin e fundit e të bllokuar, që nga janari ka humbur 9 e ka marrë 4. Bilancet nuk i dalin vlonjatëve, që nuk kanë ende një fitore në kampionat, e është mundësia ideale për kuqeblutë, në kuotën 23, të largohen edhe më shumë nga zona e play out që mbahet nga Skënderbeu me 21 e të hedhin sytë nga zona Europiane e renditjes, vetëm 5 pikë larg.

Korçarët kanë një sfidë më shumë se të vështirë kundër Partizanit. Të kuqtë, pasi morën një fitore stabilizuese në fund të 2019, kërkojnë të nisin mbarë pjesën e mbetur të sezonit, me Sormanin që do të debutojë në pankinë. Pa Asanin, e vetëm me Kërcikun si përforcim, të kuqtë nuk kanë ndryshuar në fizionomi, ndoshta vetëm në modul lojë, me sulmin që është dilema e italianit, me qendërsulmues roli, apo pa pika referimi.


Teuta, me 28 pikë sa të kuqtë, e nisin me intensitet të lartë vështirësie kampionatin, kundër Lacit, që është vetëm tre pikë larg tyre. Për Edi Martinin, e rëndësishme është të harrojë kolapsin e testit me Skënderbeun, por edhe ta bëjë Kulibali, lojtarin që do të zgjidhë cështjen gol, pas largimit të Nikac. Kurbinasit vijnë të përforcuar me Grecën, për të lënë pas humbjen me Tiranën.

Nga kjo javë, Kukësi shpreson të rrëmbejë shkëputjen, kur të luajë në Gjirokastër të mërkurën kundër Luftëtarit. Gjirokastritët janë shumë inekspertë për ti prishur punë kampionëve të dimrit, që kanë ruajtur grupin e shpresojnë ta bëjnë edhe me renditjen, për më tepër që Bylis, që e ndjek me një pikë më pak, 30, do të sfidojë në kryeqytet Tiranën, në ndeshjen që mbyll javën e 18. Bardheblutë kanë marrë Morinën e presin një qendërmbrojtës, ndërsa Bylis ka bërë një lëvizje në sulm me Zuluaga, që do të zëvendësojë Celis, të larguar pa lënë gjurmë.

JAVA 18
21/01/20
Vllaznia 14 : 00 Flamurtari
Skënderbeu 17 : 00 Partizani
Teuta 17 : 00 Laçi
22/01/20
Luftëtari 14 : 00 Kukësi
Tirana 17 : 00 Bylis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu