• |
ide | kryesore

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet

Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi

Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vlerat dhe parimet që mbron, por për t’ia përplasur historinë në fytyrë kundërshtarit. Madje edhe kur flitet për një vdekje të qetë në shtrat si ajo e themeluesit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sërish kihet parasysh armiku i sotëm.

Do të mjaftonte kjo ndarje preferencash përkujtimore dhe rrëfimet diametralisht të kundërta të “veteranëve” për ta ndjerë veten të turpëruar si shqiptarë. Në këtë ditë krenaria për Kongresin e Lushnjës do të kishte kuptim vetëm për nxënësit e fillores, sepse gjithë të tjerët do ta krahasonin automatikisht me parlamentin e sotëm dhe do të ulnin kokën. 100 vjet janë tmerrësisht shumë për të mos nxënë se në një vend normal patriotët dhe tradhtarët nuk e emërojnë vetë njëri-tjetrin dhe se engjëjt apo djajtë e kulluar nuk ekzistojnë.

Por mbi të gjitha, se askush nuk do të gjykohet nga ato që thotë për veten dhe për ata që ka përballë, por vetëm për atë që ka bërë për popullin e vet. Dhe kjo vlen për 21 janarin dhe për çdo datë tjetër me të kuqe apo me të zezë të kalendarit tonë. Koha ikën shpejt dhe ajo është gjithmonë e pamëshirshme për gënjeshtarët.

4 Comments

  1. Epo 30 Qershorin e zure ti keshtu qe keta zone ate qe mbeti. Meqe ra fjala a te ka ngel noi lek akoma apo I cove te gjitha te Taiwani

  2. E paska bërë edhe Patozi për 21 janarin këtë shkrim kot pa asnjë lidhje llogjike.
    A e mer kush vesh se çfarë ka dashur të thotë ?

  3. Eshte per te ardhur keq per” deputetet “ e keti parlamenti qe nuk gjeten asnje hapsire sot me rastin e 💯 vjetorit te Kongresit te Lushnjes nuk munden te shpallnin feste kete dite , por nejse injorantet nuk mund te vlersojne intelektualet e 1920 pasi nuk vlejne asnje grosh, ata ishin Burra jo bytheca si keta qe shiten per 5 aspra. Turp shpallen fest kombetare diten e veres dhe nuk vlersojne parlamentarizmin e 1920, cfare i kemi bere Zotit qe na ka mallkuar me injorant bythq…. ne kete parlament, te lutemi o Zot vere dore se boll jemi rropatur 80 vjet dhe nuk po e gjejme rrugen per Europ. Flm o Zot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu