• |
ide | kryesore

Shoqata e Arkitektëve: Dëmet e tërmetit nuk kanë lidhje me punën tonë

Lajme, Të fundit



Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë e cila përfshin më të madhe të arkitektëve të licencuar në vend ka reaguar pas hetimeve që po kryen prokuroria në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit. Në një deklaratë të kësaj shoqate thuhet se përgjegjësitë profesionale të arkitektit si projektues i lirë janë individuale të ndërlidhura me pikat e licencës profesionale të cilën shteti ja jep dhe njeh gjatë ushtrimit të profesionit.

Shoqata thotë se sipas ligjeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj.

Shoqata e arkitektëve e mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por thotë se çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjise së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve si akt – konstatimi; akt- ekspertimi, të drejtuara dhe koordinuara nga institucioni përgjegjës, Instituti i Ndërtimit me grupet e ekspertëve të autorizuar nga Institucionet e shtetit.

“Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit” – thuhet në deklaratë duke nënvizuar se “marrja e masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe procesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime, me arrest apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë sepse shkakton dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për secilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e shoqatës së arkitetëve. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Pse ju mendoni se keta gjobevenesa nuk e dine ? E dine dhe e dine shume mire por duan tju gjobisin se kujtojne qe keni vene miliona . Po keta gjykates e prokuror ka ndonje qe i gjobit ? E kane tepruar shume

  2. Te nderuar arkitekte. Ju besoj e njihni sh mire Santiago Calatraven qe ishte edhe arkitekt edhe inxh. konstruktor dhe sot mbahet nder me te miret. Ai sishte budalla si gjysma juaj qe vetem e konceptoni ark si pikture 3d. Por duhen edhe njohuri minimaliste ne inxhinieri qe te mos enderroni me sy hapur. Duhet te mbani pergjegjesi edhe ju. Sugjeroj qe fakulteti i ndertimit ti forcoje dhe shtoje veshtiresite ne lendet e struktures per degen arkitekture qe mos te qahen me per 2 ushtrime elementare duke thene cpune kemi ne me inxh, ne jemi ark…etj etj por te behen te afte me nje fare baze inxhinierike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *