• |
ide | kryesore

Teuta merr një tjetër sulmues: Edi Martini vendosi veton për shkodranin

Sport



Përpara se të mbyllet merkato, Teuta ka shpejtuar të mbyllë problemin para portës me një blerje të fundit. Rubin Hebaj është prezantuar në klubin durrsak, për të kompletuar një repart të rinovuar plotësisht me ardhjen pak ditë më parë edhe të Kulibali. Pikërisht fakti që portugezi mund të dojë kohë të adaptohet me një futboll të panjohur për të, e konfirmuar kjo edhe nga prova nën ton në miqësoren kundër Skënderbeut kanë bërë që drejtuesit e Teutës të bëjnë edhe një sforco, për ti dhënë teknikut Edi Martini sulmuesit e duhur, për të ndryshuar statistikat e një ofensive për tu harruar në gjysëm e parë të sezonit me vetëm 13 gola në 17 ndeshje.

Hebaj në fakt ka qenë një kërkesë e vetë teknikut shkodran për të përforcuar sulmin. Për sulmuesin një tjetër aventurë në Superiore, pas eksperiencës me Partizanin, me të cilin fitoi edhe titullin kampion. Shkodrani, i cili vjen pas aktivizimit në Ukrainë me Vorskla Poltava, nuk shënoi një numër impresionues golash sezonin e kaluar, por la shenjë atëherë kur duhet me gola të rëndë. Teuta tani shpreson vetëm që 21 vjecari të jetë po kaq vendimtar edhe për bregdetarët, që aktualisht janë me 28 pikë vetëm tre larg vendit të parë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *