• |
ide | kryesore

Video/ Erdhi, luajti, fitoi: Hygor është spektakolar për Vllazninë, por Flamurtarin e fundosi penalltia

F1, Sport, Video



Ishte i fundit që iu bashkua Vllaznisë, madje pa kryer fare fazën përgatitore e megjithatë për Hygor është si të ketë qenë gjithnjë nën urdhërat e Mirsad Jonuz. Braziliani u bashkua me skuadrën vetëm pak ditë më parë, zbriti në fushë titullar kundër Flamurtarit, shënoi e vulosi tre pikët e para të 2020 shkodranëve, që shpresojnë të përmirësojnë renditjen e tyre: “U ktheva pak ditë më prara dhe shoh një grup me shumë kualitet – tha Hygor -. Ka lojtarë shumë të mirë dhe me kualitet dhe do të kërkojmë një vend më të mirë renditje”.

Lika në pjesën e parë dhe braziliani në të dytën, bënë të pavlefshme cdo tentativë të Flamurtarit në ndeshjen hapëse të javës së 18 të Superiores. Rezistenca e Troisit e të tijve zgjati vetëm 38 minuta, kohë kur kapiteni Gilman Lika, shënoi me penallti, duke dërguar skuadrën e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Nuk është se nuk rrezikoi asgjë skuadra e Jonuz, por në momentet kur duhet të bënin keq vlonjatëve u mungoi eksperienca për ta bërë. E nëse nuk shënon do të pësosh, ligj që e konfirmoi braziliani Hygor, me një rovjeshatë spektakolare, brenda zonës, pas krosimit nga e djathta: “Jam shumë i lumtur, ishte shumë emocionuese. Faleminderit Zotin, për këtë gol të mrekullueshëm – komentoi në të nxehtë mesfushori -. Do falenderoj familjen time në Brazil dhe të gjithë njerëzit dhe tifozëve që më kanë ndihmuar të ecë përpara”.

Me këtë triumf, shkodranët ngjitën në kuotën e 26 pikëve, ndërkohë që Flamurtari vazhdon të mos njohë ende shijen e fitores në këto 18 javë. Situata te vlonjatët duket tepër kaotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *