• |
ide | kryesore

Video/ Laçi ‘grabit’ në Niko Dovana: Turkaj erdhi nga stoli dhe vendosi ndeshjen

Sport, Video



Laci nis në mënyrën e duhur vitin 2020, me një fitore 0-1 përballë Teutës, që shfaq të njëjtat simptoma të miqësoreve të fundit, duke treguar pasiguri në sulm, kjo edhe për shkak se nuk mund të rreshtonte blerjen e tyre të janarit Kulibali për motive burokratike. Debutim i pafat për ish-kapitenin e Luftëtarit, që i gjakosur u shoqërua me ambulancë për të marrë ndihmën mjekësore, i zëvendësuar nga Turkaj, por ndoshta ky ishte zëvendësimi pafsjellës, sepse ishte ai që vendosi ndeshjen.

Rastin më të mirë për të shënuar Teuta e kishte në minutën e 33, por goli është sindromë e të gjithëve sic duket në Durrës: Avdyli hipnotizohet nga Stazhilla, që ndalon goditjen në një pozicion më shumë se komod për mesfushorin. Duhet të shërbente për ti dhënë besim, por ndodhi në fakt krejt e kundërta me durrsakët nën ton në pjesën e dytë e Lacin që zotëroi fushën, kontrolloi ekuilbrat dhe mbi të gjithë shënjestroi portën kundërshtare më shumë.

Greca nuk bën dot debutimin me gol, duke mos shfrytëzuar daljen e Frashërit, por lëvizja e ish-sulmuesit të Tiranës ishte e mirë. Mundësi e humbur por bardhezinjtë e korigjuan shpejt, sepse në të 53 Turkaj gjen goditjen e duhur me kokë, duke shënuar golin e fitores. Tregues i rëndësishëm për Cungun, që gjen zgjidhje edhe nga pankina, ndërsa nervozizmi që përfshiu lojtarët e Teutës, nuk mund ta ndihmonte për të shmangur bashkimin me pikë me kurbinasit, tashmë në kuotën 28.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *