• |
ide | kryesore

Bayern Mynih nostalgji për Douglas Costa: senatorët bavarezë i kërkojnë Flick brazilianin

Sport



Bayern Mynih kërkon përsëri Douglas Costa, me indikacionet precise të senatorëve të dhomave të zhveshjes, lajmi mbërrin nga Gjermania, duke krijuar tashmë lëvizje në merkaton e Juventus. Sipas Bild, një sondazh i brendshëm në dhomat e zhveshjes së bavarezëve e ka nxjerrë brazilianin si arma që duhet rikthyer në Mynih (77 ndeshje e 14 gola nga 2015 në 2017) që në janar edhe pse, në lidhje me cështjen e mundësive për tu kapur, idea e një huazimi me të drejtën e blerjes nuk i entuziazmon drejtuesit bardhezi.

Idea ka lindur nga një takim mes trajnerit Flick e disa përfaqësuesve të dhomave të zhveshjes, mes të cilëve Neuer, Müller, Kimmich e Lewandowski, pas një séance stërvitore në Doha, ku Bayern zhvilloi grumbullimin dimëror. Ndryshimi i modulit të Sarri, tani në 4-3-1-2, nuk favorizon një sulmues krahu si Dogulas Costa që po gjen pak hapësirë, vetëm 380′ nga fillimi i sezonit, edhe pse duhet thënë, më tepër për shkak të problemeve fizike.

Por braziliani është një armë për tu përdorur edhe me ndeshjen në zhvillim, i jashtëzakonshëm në kalimin e kundërshtarit, krosime apo goditje. Një lojtar për Champions League. Jo rastësisht ishte ndër më pozitivët në fillim të sezonit kur Juventus luante 4-3-3. Por nëse Bayern kërkon ta marrë Douglas Costa, nuk do të jetë natyrisht një huazim me të drejt blerje që do ti bindë kampionët e Italisë të privohen prej tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *