• |
ide | kryesore

Çfarë kërkojnë studentët që protestuan sot?

-Instant, Të fundit

Studentët e Universitetit të Tiranës qe protestuan para Kampusit Universitar, duke kërkuar zbatimin e Paktit të Universitetit drejtohen nga një organizatë e re e quajtur Rezistenca Rinore. Ata pretendojnë se asnjë nga pikat e Paktit për Universitetit nuk është plotësuar. Për këtë ata paralajmëruan vazhdimin e protestave deri sa pakti të zbatohet. Studentët firmosën gjithashtu një peticion për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, informon Exit News, qe ka renditur edhe kerkesat e studenteve

Uljen e tarifave të Universitetit

Disa studentë u shprehën në media se ata vazhdojnë të paguajnë tarifën e plotë në universitetet përkatëse. Sipas tyrë në mars të 2019 qeveria ka nxjerrë një VKM e cila ngushton rrethin e përfituesve të përgjysmimit të çmimit.

Rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara nga Karta e studentit

Studentët u shprehën se karta e studentit ofron ulje çmimesh në shërbime të cilat nuk janë në interest të studentëve. Ata kërkojnë që në kartën e studentit të përfshihen ulje çmimesh në librari, menca studentore, fotokopje etj.

Përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore

Studentët u shprehën se konviket vazhdojnë të jenë në gjendje të mjeruar. Ata kërkuan përmirësim të dhomave ku banojnë studentët. Disa studentë kërkuan dhe përmirësim të kushteve të auditoreve. Ata theksojnë se auditoret ku zhvillojnë mësim nuk kanë ngrohje, sistem ventilimi dhe as karrige mjaftueshëm.

3 Comments

  1. Hajde se kesaj rradhe do ja dilni, keni bekimin e qeverise se Rames nuk i rihen me ne pushtet. Do te iki me stil, tja hapi rruhen te rinjve pasi brezit tim 1990 ja dhjeu per teka personale. Ju shkerdhfsha rracen. Aty te ngordhni fisqira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu