• |
ide | kryesore

Duro i tërbuar me lojtarët e Kukësit pas barazimit: “Janë disa që mendojë se janë dikushi”

Sport



“Të arrish fitoren duhet sakrificë dhe agresivitet. Pjesa e parë ka qenë jashtë pritshmërive, ndaj një kundërshtari që na tregoi se futbolli është i çuditshëm”. Është një Shpëtim Duro nervoz ai pas barazimit të Kukësit në Gjirokastër me Luftëtarin, ku skuadra e tij dështoi të tregonte se ishte kampione e dimrit, duke zhgënjyer përballë të rinjve bluezinj.

Ndoshta Kukësi e kishte marrë lehtë ndeshjen, ose të paktën kjo është ajo që kuptohet nga fjalët e teknikut: “Është një skuadër që me të rinjtë të krijojn problem. I kisha thënë edhe lojtarëve që të mos e merrnin si një ndeshje të lehtë. Të gjitha ekipet kryesuese kanë pasur probleme me këto skuadra”.

Në fund edhe goditja për lojtarët, ku me shumë mundësi adresimi ishte për senatorët e Bluve: “Sot nuk pranohej ky hap fals. Futbolli duhet të fitohet në fushë jo me deklarata. Janë disa futbollistë që mendojë se janë dikush. Por fitorja arrihet duke luajtur” shpjegoi Duro, që e ka të qartë se, në 90 minutat e Gjirokastrës, skuadra e tij nuk e bëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *