• |
ide | kryesore

Itali: “Sardelet” mblidhen kundër Salvinit

F1, Planet



E gjitha filloi me protestë spontane. Tani mijëra italianë mblidhen në sheshe për të protestuar kundër populistëve të djathtë dhe Matteo Salvinit. Salvini lufton të kthehet në skenë në zgjedhjet e ardhshme rajonale.

    
Matteo Salvini u largua nga koalicioni qeverisës në gusht të vitit 2019, por ai është duke përgatitur kthimin në qeverinë italiane, kësaj here si kryeministër. Lëvizja “Sardelet” kërkon që ta pengojë këtë gjë. Anëtarët e lëvizjes mblidhen në mënyrë spontane duke e thirrur njëri tjetrin në mediat sociale, duke qenë të paorganizuar dhe duke u bashkuar vetëm në protestë. Strategjita e tyre është e suksesshme. Sepse para zgjedhjeve sondazhet tregojnë, se Salvini ka pak mbështetje.

Sardelet – të vegjël dhe të lëvizshëm, por aktualisht janë duke e trazuar Italinë. Elena Gecchelin-it, aktivistja e lëvizjes i pëlqen që t’ i pikturojë sardelet me bojëra uji dhe i merr ato me vete në çdo demostratë. Ajo mbështet Lëvizjen Sardelet dhe thotë duke qeshur: „Sardelet e mia notojnë kundër rrymës, siç bëjnë edhe salmonët. Sardelet janë të vogla. Por kur bëhen bashkë me sardelet e tjera, rriten shumë, bëhen më të mëdha se një peshk i madh!”

Elena Gecchelin është duke u bërë gati për të shkuar në demostratë. Sepse sot në Bolonjë do të mblidhen sërish shumë simpatizantë të Lëvizjes Sardelet. 37 vjeçarja ka marrë pjesë që në fillim të lëvizjes. Ajo ka qenë prezente, kur në mes të muajit nëntor sardelet dolën për herë të parë në rrugët e Bolonjës për të protestuar kundër racizmit dhe diskriminimit, kundër populizmit të djathtë. Që nga ajo ditë Lëvizja është duke mbushur sheshet e Italisë, duke befasuar jo vetëm Elenën, por edhe gjithë politikanët e sprovuar.

Italien, Bologna: Sardinen-Bewegung (Getty Images/AFP/A. Solaro)

Bolonja kundër Salvinit

Matteo Lepore, Këshilltar për çështjet e kulturës në Bashkinë e Bolonjës shpjegon: „E gjitha filloi me Matteo Salvinin. Ai donte që të mbushte stadiumin e Bolonjës me mijëra vetë, mbështetës së tij. Kështu lindi ideja e bastit, për të mbledhur në shesh të paktën 6 mijë vetë, më shumë se sa mund të mblidhte Salvini në stadium. Në fund fare në shesh u mblodhën 15 mijë vetë!” Për të penguar kryetarin e Legas dhe politikën e tij populiste të djathtë. Sepse Salvini kërkon të ngjitet sërish në pushtet, pasi u largua verën e kaluar nga qeveria e krijuar së bashku me Pesë Yjet.

Italia ndodhet para zgjedhjeve rajonale, edhe në Bolonjë dhe në Emilia Romagna. Matteo Salvini kërkon të marrë edhe këtë zonë, të qeverisur deri tani nga të majtët. Sardelet nuk duan ta lejojnë një gjë të tillë. „Aktualisht Matteo Salvini është burri i fortë. Shumë njerëz mendojnë se ai ofron siguri dhe mbrojtje. Po pikërisht kjo ka alarmuar sardelet dhe lëvizjen tonë,” thotë Elena.

Sardelet nuk duan që Italia të bëhet nacionaliste. Kjo gjë i ka bashkuar njerëzit, mendon Pierluigi Musarò, sociolog nga Universiteti i Bolonjës, i cili e shikon si fenomen të ri ngjitjen e sardeleve në skenën politike. Ai shpjegon ndryshimet. „Sardelet janë për globalizimin dhe për një botë të hapur. Këto nuk përputhen me idenë e një Italie populiste të djathtë, që kërkon të ndahet nga bota, një vend pa migracion në mes të Europës dhe Mesdheut.”

Italien, Bologna: Sardinen-Bewegung (Getty Images/AFP/A. Solaro)Protesta me ngjyra dhe me fantazi kundër populizmit të djathtë

Demonstrata plot ngjyra dhe fantazi

Ashtu si puna e Elenës edhe sardelet nuk duan revolucion, por duan një politikë, sipas të cilës partitë ekzistuese të marrin përgjegjësinë në mënyrë që Italia të ecë sërish përpara, pas shumë vitesh krize. Elena beson tek vendi i saj. „Unë i besoj ende kësaj Italie, përndryshe ashtu si shumë moshatarë të tjerë do isha larguar nga vendi.Të qëndrosh ende këtu kërkon të jesh i guximshëm,” thotë ajo.

Kështu ajo ndihmon firmat e reja Start- ups që të ngrihen në këmbët e veta. Puna e saj është që të gjej financime për idetë e reja, si për shembull për këtë transmetues që i ngjitur në timon, kërkon të mbrojë nga vjedhja biçikletat dhe të zotët e tyre.

Me këtë patentë ata duan të pushtojnë tregun, por politika jo largpamëse nuk i përkrah idetë kreative. „Unë mendoj se ne italianët mund të jemi konkurrues në treg. Sepse megjithë vështirësitë me burokracinë ne jemi të uritur për sukses dhe për të përmbushur ëndrrat, shumë më tepër se në vendet e tjera ku funksionon shumë më mirë, madje në mënyrë perfekte,” thotë Elena Gecchelin.

Duke qenë në tufë sardelet ndihen të forta. Duke qendruar bashkë ato duan të fusin në kursin e duhur partitë demokratike, në mënyrë që Italia të përgatitet për të ardhmen. Prandaj ata demostrojnë plot ngjyra dhe fantazi.

 



2 Comments

  1. Gjera te cuditshme po ndodhin. Kudo ne perendim te rinje, si asnjehere ne histori, i lepijne bythen partive te vjetra dhe gjytryme. Me skandalozja eshte se i eksitoka nje gje pa fryme, pa forme, pa asgje si komisioni europian, nje gerdalle e mocme ne duar te njerezve te bere prej mishi derri. Kujtoni Fulen, apo Lajcak. Pyff.

  2. Ketij shkruesit: Sardelet or mik lur jane tufe i sulmojne delfinet e pashkaqenet se tek e tek nuk i kapin dot,Lexo pak mbi jeten e peshqeve o kusheri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *