• |
ide | kryesore

John Boyega surprizon prindërit duke i blerë një shtëpi të re (VIDEO)

Paparazzi, Slider



John Boyega, të cilin ju mund ta njihni nga roli protagonist në serinë e filmave “Star Wars”, suprizoi prindërit e tij, duke i blerë një shtëpi të re dhe të gjithë momentin e kapi në video.

Në fakt surpriza ka gati dy vite që ka ndodhur, megjithatë video-n e momentit John e ka ndarë me publikun vetëm së fundmi. Ai “i mashtron” prindërit e tij, Abigal dhe Samson, duke i thënë se i ka marrë në një shtëpi për të bërë një intervistë. Siç duket dhe e filmuar, prindërit e aktorit nuk e kanë idenë që janë ulur në shtëpinë e tyre të re, derisa ai pret momentin dhe i zbulon dhuratën:

“Nga vetja ime dua t’ju falenderoj për gjithçka që keni bërë për mua dhe vendosa të punoj në një projekt sekret për disa muaj, dhe tani jam këtu për t’ju thënë se nuk ka asnjë intervistë, ishte një gënjeshtër, kjo është shtëpia juaj. Ju përket ju.”

27-vjeçari shtoi: “Janë lutjet tuaja që e kanë bërë të mundur gjithë këtë. Sepse aftësitë që kam unë, kanë ardhur të gjitha prej tyre…Sinqerisht nga thellësia e zemrës, faleminderit, shumë, pafund, për çdo gjë që keni bërë”. Dhe për babain e tij, pasi sigurohet dhe një herë dhe pyet “John, a është e vërtetë kjo?”, fillojnë lotët. Mamaja e tij nga ana tjetër, duket më e përmbajtur dhe jo pa arsye. Sepse siç aktori ka zbuluar në vitin 2018 në një intervistë për Jimmy Fallon, ajo e dinte që më parë për surprizën, pasi të paktën njeri prej tyre duhet ta dinte, në rast se dikush pësonte infarkt.

https://www.youtube.com/watch?v=nni2uaKVucw&feature=emb_title



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *