• |
ide | kryesore

Kupa e Italisë/ Juventus në gjysëmfinale: CR7 e Buffon shënojnë golin e parë në turne

Sport



Ndryshojnë turnetë, por jo zakonet e mira. Cristiano Ronaldo ka patur gjithnjë raport të mirë me golin, por në këtë moment ai dhe goli janë të pandarë: pas serisë prej shtatë ndeshjesh radhazi në kampionat, portugezi vuri shenjën e tij edhe në Kupën e Italisë, kompeticioni i vetëm që i mungonte në Itali. Dorëzohet 3-1 Roma, që nuk mund të bënte asgjë përballë superfuqisë së treguar nga bardhezinjtë, sidomos në pjesën e parë: hapi serinë e golave CR7, duke udhëhequr Zonjën në gjysëmfinale, i ndihmuar edhe nga Bentancur (goli i parë sezonal) e Bonucci. Verdhekuqtë, asnjëherë fitues në Stadium, përshëndesin turneun me një përfaqësim të pamjaftueshëm.

Sarri propozoi Douglas Costa, në mbështetje të Ronaldo e Higuain, ndërsa Fonseca, pa të skualifikuarin Dzeko, i beson Kalinic në sulm. Ndeshja nuk pati momente për tu shënuar për rreth 30 minuta, kohë kur i zakonshmi Ronaldo vendosi të ndryshojë marsh. Diagonalja e tij mposhti Pau Lopez dhe tronditi Romën, që futet në konfuzion taktik, me shum gabime individuale. 2-0 i bardhezinjve ka firmën e Bentancur, në një kundërsulm të shpejtë me uruguajanin që në kombinim me Douglas Costa u shfaq në zonë, duke ndëshkuar prapavijën tolerante romane. Skuadra e Fonseca është në mëshirën e kampionëve të Italisë, që mëshirë nuk tregojnë dhe para pushimit bëjnë 3-0 me goditjen me kokë të Bonucci, në krosimin e Douglas Costa.

Roma provon të rifutet në lojë dhe Kalinic mund ta quhet i pafat, kur goditi shtyllën, ashtu si edhe Higuain një minutë më pas. Argjentinasi u ndal nga traversa, pas krosimit të Ronados, por Roma nuk heq dorë nga idea për tu futur në lojë. Under lëshoi një goditje të fuqishme, që u përplas në traversë dhe Buffon në rënie e sipër e devijoi në portë, duke shënuar autogol. Por vetëm kaq sepse shifrat nuk lëvizin më. Juventus avancon (duke pritur Milan ose Torinon në gjysëmfinale) e nga nesër do të mund të mendojë për Napolin në kampionat.



1 Comment

  1. Good day, Are you seeking for legitimate private Money lender? We Offer corporate and Personal Financing at 5% Interest Rate for a duration of 1-30 Years. We also pay 1% commission to brokers, who introduces project owners for finance or other opportunities. Thanks. [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *