• |
ide | kryesore

Identifikohen autorët e vrasjes së 28-vjeçarit në Astir

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës thotë po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Në një njoftim për shtyp thuhet se grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari Vilson Tafçiu.

“Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi Noel Dishi., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin Vilson Tafçiu.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij” – thuhet në deklaratën e policisë.



1 Comment

  1. PO E ZBATOJN URDHERIN E EDI RAMES,LE TA HAN KOKEN E NJERI TJETRIT ,HAJDE SHTET BYTHE HAJDE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *