• |
ide | kryesore

Lefter Alla, ish-mësuesi i fizkulturës që u kthye pronar minierash dhe kryebashkiak i Bulqizës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga mësues fizkulture në zotërues minierash, drejtues partie e më pas kryetar bashkie. Kjo është historia e ngritjes së Lefter Allës në krye të Bashkisë Bulqizë.

Abc News i kushtoi një profil kryetarit Alla duke zbuluar se për rreth 17 vite ai ka zotëruar një nga kompanitë kryesore të shfrytëzimit të minierave në Bulqizë. Është nip i ish-kryetarit të Bashkisë Bulqizë.

Në vitin 2018 puna e dobët e kompanisë së vëllait të tij shkaktoi helmimin e 60 fëmijëve në një shkollë të Shupenzës. Ndërsa i biri iu arrestua 6 muaj më parë për narkotikë.

Alla është diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin si mësues fizkulture e ka ushtruar vetëm në periudhat 89-90 dhe 96-98 në Bulqizë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2017 Abc News thotë se ai ka pasur në zotërim një nga kompanitë kryesore në fushën minerare.

Prej janarit 2016 mori drejtimin e Partisë Socialiste në Bulqizë, kohë kur (2015-2019) Bashkia drejtohej nga daja i tij, Melaim Damzi.

Në mars 2018, kompania B-Alla 76 e vëllait të Lefter Allës, Ilir Alla, ishte përfshirë në një rast të rëndë.

Gjashtëdhjetë fëmjë të shkollës së mesme në Shupenzë u asfiksuan dhe u dërguan në spital pasi u helmuan nga kaldaja.

Instalimet e kaldajës ishin bërë nga kompania e vëllait të Lefter Allës, e cila nuk kishte përvojë të mëparshme në këtë fushë.

Pasi Melaim Damzi vendosi të mos rikandidonte për Bashkinë Bulqizë, deputetët socialistë të qarkut Dibër dhe Kryeministri Rama ia besuan Lefter Allës kandidimin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Një muaj pas marrjes së detyrës, më 18 shtator 2019, vëllai i tij Vangjel Alla u përfshi në një plagosje në Bulqizë.

Pak muaj më vonë policia arrestoi djalin 19-vjeçar të Lefter Allës, Enion, për lëndë narkotike hashash.



4 Comments

  1. Aman se mos vetem ky eshte pasuruar. Kane dale ca nga bajgat e gomarit dhe kane ble shtepi ne tirane. Jo me ky qe pika dhe kokaine

  2. Jo mo jo nuk eshte pasuruar vetem ky , jane pasuruar plot te tjere. Po bashkine nuk ta le baba qe te kandidoshbpastaj nipin. Pa lere pastaj qe na ben sikur i dhemb zemra per pasurite e shfrytezuara keq te Bulqizes. Po vete ca bente ? Apo punonte me ndershmeri? Po me gjithe keto te tjera qe u thane me lart (vellai i perzier ne plagosje,djali i kapur me hashash, vellai tjeter kap nje tender qe s’i takon dhe kjo pastaj con ne rrezik jete njerezish)? Beni nje analize ne fillim dhe pastaj dilmi ne nje perfundim. Duhet te rrije me ne ate zyre, apo te ike per dy minuta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *