• |
ide | kryesore

Linja Prishtinë – Beograd, SHBA kapi në befasi BE-në

Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian nuk ka qenë i përfshirë fare në arritjen e marrëveshjes në parim për hapjen e linjes direkte ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, merr vesh Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme brenda institucioneve të BE-së.

Burime të shumta kanë konfirmuar për REL-in se zyrtarët e BE-së kanë marrë vesh përmes mediave se të hënën në Berlin është nënshkruar marrëveshja dhe se ata ishin zënë në “befasi” me këtë informacion.

BE-ja nuk ka reaguar fare të hënën rreth nënshkrimit të marrëveshjes parimore siç ishte praktika e deritashme e Brukselit sa herë që kishte ndonjë lajm pozitiv që ndërlidhet me marrëdhëniet Prishtinë – Beograd.

Reagimi nga Brukseli erdhi të martën, në konferencën për gazetarë pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë çështje. Aty, zëdhënës i Shefit të diplomacisë evropiane, Peter Stano foli për anën komerciale të kësaj marrëveshjeje.

Zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borell, nuk e ka përshëndetur në veçanti marrëveshjen, por ka thënë se ajo paraqet “sinjal pozitiv”.

“BE mbështet të gjitha lidhjet në rajon që forcojnë komunikimin mes njerëzve midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo është një mënyrë për të avancuar normalizimin e marrëdhënies midis Beogradi dhe Prishtina”, tha Stano, sipas të cilit, hapja e një linje ajrore nuk do të ndikojë ose ndryshojë qëndrimin e BE-së për statusin e Kosovës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka quajtur fitore marrëveshjen për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *