• |
ide | kryesore

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e re e SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Pak ditë më parë u njoftua se ambasadorja Yuri Kim do të marrë zyrtarisht detyrën në Tiranë më 30 janar.

Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan ,se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.

Pasaardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.



8 Comments

  1. Shqipëria është kaq pak e rëndësishme saqë ambasadori zevëndësohet pas më shumë se një viti, duke qenë kështu ambasadori si një guvernator është i lirë të bëjë si të dojë…… biles edhe të korruptohet, por jo me çmim të ulët.

  2. Akoma pa mbrit mire fillun shqupistat. Talibanet koketrashe nuk kuptojne qe fajin nuk ia kane ambasadoret po Berisha&co

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *