• |
ide | kryesore

Nuk ka paqe për Michael Schumacher: fotot ‘makabre’ të vjedhura, nxirren në shitje për 1 milionë stërlina”

Sport



Gjashtë vjet nga aksidenti me ski e me rehabilitimi që vazhdon në Zvicër, spekulimet mbi gjendjen e Michael Schumacher mbeten aktive. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi anglez “Mirror”, disa foto “makabre” të Schumi të vjedhur brenda shtëpisë së tij, janë vënë në shitje për 1 milion stërlina. Bashkëshortja e ish-pilotit Corinna, gjithnjë e kujdesshme të mbrojë privatësinë e kampionit, ka lëvizur për të ndaluar që këto foto të publikohen.

Gjendja e shtatë herë kampionit gjerman të Formula 1 mbetet në fshehtësinë e kërkuar nga familjarët dhe lajmi i fundit zyrtar, për tu përdorur si pikënisje, është buletini zyrtar i spitalit të Grenoble në ditët e shtrimit të parë të Schumacher, pas aksidentit me ski në Francë, ku flitet për një dëm në tru. Nga atëherë vetëm të dhëna, shumë spekulime e ndonjë lajm asnjëherë i verifikuar.

Sipas asaj që është kuptuar në këto gjashtë vjet dihet që Schumacher ka kryer dy ndërhyrje kirurgjike dhe qendroi katër javë në koma artificiale pas aksidentit, pastaj për disa muaj në rehabilitim përpara se të largohej nga spitali i Grenoble në qershor 2014. Tani gjermani ndodhet në Gjenevë në vilën e tij, që është transformuar në një shtëpi kurash, me familjen gati të mbrojë privatësinë e tij me cdo kosto.

Akti i fundit i spekulimeve janë fotot e pretenduara të vjedhura brenda shtëpisë së Schumacher, të nxjerra në shitje për 1 milion stërlina, sipas zbulimit të Mirror. Një akt i errët që pason atë të vjedhjes së kartelës klinike në gusht të 2014 me njeriun e akuzuar për vjedhjen, një funksionar i Rega, enti i transportit mjekësor zviceran, që organizòi transferimin e Schumi nga Franca në Zvicër, që e kishte mohuar gjithnjë e që vari veten në qeli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *