• |
ide | kryesore

Ozzy Osbourne zbulon se është diagnostikuar me Parkinson’s

Paparazzi, Slider

Pas një viti të mbushur me probleme shëndetësore, Ozzy Osbourne zbuloi se është diagnostikuar me Parkinson’s.

Gjatë një interviste me “Good Morning America,” solisti i Black Sabbath e quajti 2019-n “vitin më të dhimbshëm dhe më fatkeq” të jetës së tij. Ai tha se ishte diagnostikuar me një sëmundje neurodegjenerative pasi pati disa komplikacione. Osbourne ra keqazi dhe u operua në shpinë dhe qafë.

“Dhashë shfaqjen e fundit vigjilijen e Vitit të Ri. Pastaj rashë keqazi. Duhet të operohesha në qafë dhe operacioni shkaktoi probleme me nervat. Aty mora vesh që kam një formë të lehtë [të Parkinson’s],” tha Osbourne, 71 vjeç, që thuhet se zhvendosi shufrat e metalit që i kishin vendosur në trup pas një aksidenti në vitin 2003. Në 2018-n, muzikanti britanik u dërgua në spital për një infeksion stafilokoku në dorën e djathtë. Një vit më vonë, përfundoi sërish në spital, por këtë herë për pneumoni. Në tetor, u detyrua të shtynte turneun europian si pasojë e problemeve të pareshtura shëndetësore. “Nuk po vdes,” u tha fansave. Gruaja e tij, Sharon Osbourne, 67 vjeçe, tha për emisionin e mëngjesit e diagnoza “nuk ishte dënim me vdekje në asnjë mënyrë.” Ajo shtoi: “Kalon një ditë e mirë, pastaj një tjetër, pastaj një ditë shumë e keqe.”

Ozzy Osbourne zbuloi se po merr të gjitha mjekimet e nevojshme. “Këtë krah e kam të mpirë nga operimi, këmbët më ftohen,” tha ai. “S’e di nëse është prej Parkinson’s apo prej diçkaje tjetër. Ndihem çuditshëm.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu