• |
ide | kryesore

PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit

2, Ide



Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse një vit më parë. Të gjithë atyre që janë ngritur sot për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për të kundërshtuar marrëveshjen për tryezën mazhorancë- opozitë, po u bëhet i njëjti proces denigrimi sikurse protestave të studentëve në dhjetor- janarin e shkuar.

Kush e kthen pak filmin mbrapsht, për të evokuar ditët fantastike të manifestimeve përpara ministrisë së Arsimit, do të kujtojë me siguri mllefin, helmin dhe dufin që derdhi opozita zyrtare kundër atyre grupeve dhe segmenteve që nuk i kontrollonte dot. Lëvizja për Universitetin dhe Organizata Politike, u etiketuan si marksistë që ishin kundër interesave të studentëve. Lideri i tyre, Arlind Qorri, kauzat dhe betejat e të cilit ndaj qeverisë Rama edhe sot e kësaj dite, janë në një nivel moralisht më të respektueshëm dhe parimisht më të vendosur se ato të PD- LSI, u përgojua si i shitur tek Erion Velija.

Përçarja e studentëve/ Kush po e sulmon Arlind Qorin?

Propaganda e pisët e opozitës arriti deri në atë pikë sa, me anë të organit zyrtar “RD”, t’i quante protestuesit si “këlyshë të Qorrit”, ndërsa Monika Kryemadhi, me gojën e saj, denonconte OJF e paguara nga kryeministri.

Se ç’ndodhi më pas e dinë të gjithë. Partitë futën mes studentëve militantët kokëtrashë të FRPD dhe LRI, ata filluan të grinden me të tjerët, me qëllim që të bashkonin protestën studentore me atë opozitare, duke e dërguar nga rruga e Durrësit drejt bulevardit qëndror. Pak nga pak, edhe me ndihmën e makinerisë së përbindshme të pushtetit, manifestimet u shuan.

I njëjti gjyq publik po u bëhet sot edhe aktivistëve të Nisma Thurje, që janë angazhuar në një lëvizje qytetare, e cila militon për një sitem me lista të hapura, që u heq kryetarëve të partive monopolin për përzgjedhjen e deputetëve. Edhe ata, nga i njëjti kor, akuzohen se i shërbejnë Edi Ramës, se favorizojnë ata oligarkë me të cilët opozita zyrtare bën vetëm beteja fallco, se duan të fshijnë nga lista e prioriteteve emergjencën e vjedhjes së votave, etj.

Po të njëjtës gjueti shtrigash i janë nënshtruar edhe ata zëra rebelë, që duke qenë kritikë të paepur të rregjimit autokratik të kryeministrit, nuk i durojnë dot piruetat, mungesën e koherencës apo pazaret okulte të opozitës zyrtare. Edhe ata u përgojuan me vetë gojën e liderit demokrat, si revolucionarë apo të shitur tek pushteti.

Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit tek Rama

Natyrisht, unë e kuptoj se pafuqia e opozitës për t’u shkëputur nga sistemi, nuk mund të bashkjetojë as me majtizmin idealist të Arlind Qorit, as me pastërtinë e pakompromis të të rinjve të Organizatës Politike.

Eshtë gjithashtu e hamendësueshme se ajo që kërkojnë Endri Shabani e Pano Soko, mund të jetë katërcipërisht e kundërta me konceptin e partisë me tapi që zbaton Basha, apo asaj familjare që trashëgon Kryemadhi.

E njëjta gjë mund të thuhet ta zëmë edhe për Fatos Lubonjën, që, herë pas here, zgjedh ta fshikullojë këtë opozitë nga një piedestal moral, që nuk të lejon t’i ndyesh duart në gjirizet e luftës për pushtet.

Kur Basha akuzonte Fatos Lubonjën se i shërben Ramës

Pra, është e kuptueshme se PD dhe LSI shpesh mund të mos jenë dakord as me këto lëvizje dhe as me këto zëra kritikë. Ata, mund t’i ndajë prej tyre këndvështrimi për botën, taktikat e zgjedhura, mosdakordësia për shumë tema të ndryshme.

Po nga këtu e deri tek etiketimi si të shitur, si armiq të opozitarizmit apo si shërbyes të Ramës, është një hendek i madh.

Pikërisht këtë hendek po thellon opozita zyrtare, e cila ka rënë pre e slloganit, “kush nuk është me mua është armiku im”. Dhe kjo është gafa më e madhe e saj.

Pasi në vend që të luftojnë për krijimin e një fronti të përbashkët, si e vetmja rrugë me anë të së cilës pëmbyset një rregjim, ato e fragmentarizojnë atë.

Pasi në vend që t’i hedhin sot benzinë çdo shkëndije që mund të përzhitë kleptokratin në pushtet, ato i friksohen zjarrit që mund t’i djegë, njësoj si Ramën, në të ardhmen.

Me frikën se mund të humbasin monololin e një beteje bipartizane, PD dhe LSI janë shndërruar, ndoshta pa e kuptuar, në zjarrfikse të opozitarizmit. Ato po mbajnë larg dhe të përçara të gjitha lëvizjet e tjera anti qeveritare dhe zërat kritikë me këtë pushtet. Dhe paradoksi është se duke akuzuar këta të fundit si të shitur tek Rama, po i shërbejnë në mënyrë perfekte atij.  

©Lapsi.al



36 Comments

  1. harrove nje detaj pordhitologet qe nisen nismen thurrje e filluan fal sorosit. hipoteza me reale me duket qe nisma thurrje te jete vene atje pikerisht per ti hequr votues partive opozitare. per te tjera shifemi tek fortesa socialiste. poshte imperializmi. passo e chiudo

    1. Nisma Thurje po thote sot ate qe Basha ka nje vit qe e premtoi: ndryshimin e sistemit elektoral dhe kthimin e te drejtes se zgjedhjes te populli.

      Ne kete pike, kjo e drejte demokratike e munguar eshte shume here me e rendesishme se cdo hamendesim per themeluesin e Thurjes apo per qellimin qe kane ata.

      1. Po çfare thote Basha tani per sistemin o Albi elektoral ??? Basha eshte thjesht nje hipokrit , Monika akoma dhe me shume . Ishte i shoqi i saj qe u fut ne greve urie dhe ajo sot e mbron me fanatizem kete sistem se nu duan te leshojne pushtet .
        Shiko si veprojne sot me te kuptuar se çdo bejene mot (ne pushtet) .

    2. Ik or k*r se na e shpifet me keto idiotlleqe, vetem nje vrime i bie fyellit, ti dhe gjithe opozita e PD, soros soros, soros. Sikur soros ju ka shk*dhyer nenen. ketu po vuhet per buke ju e keni mendjen te vini ne pushtet.

    1. Kjo puna e Sorosit nga nje kritike me thelb, po perfundon ne nje debillek masiv.

      Kurdo qe dikush kerkon te bllokoje nje person/grupim/ide qe i duket problematike, mjafton ta cilesoje si produkt te Sorosit dhe ndihet kenaqur. Nuk ka as thelb, as arsye, as qellim, por eshte thjesht refleks tashme.

  2. te ecim para…kjo ka rendesi. tentakulat jane irelevante. tashme kena bo paqe. sa romatike kjo periudha e mandateve te rames. lum ju

  3. THENIA ME BRILANTE E MURGESHES DHE E ATIJ KARIT BUKUROSH ESHTE : KUSH KUNDERSHTON PD +LSI DHE DO NDRYSHIM SISTEMI ESHTE ME RAMEN . HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA …………….
    PER 1000 NUK VINI NE PUSHTET O KURVA TE PICE E TE PAYNDYR . JENI VEMJE ME FYTYRE NJERIU .

  4. Kesaj i thone un e mund po sme le ai. Perse pd duhet te perkrahe nismen e nismes dhe jo nisma nismen e pd-s. Si gjithmone bushati e gjen nje levizje si puna mjaftit ose si partia e ben blushit vetem per te mos perkrahur opoziten. Me kujtohet nje shkrim mbreselenes i bushatit pasi kishte shoqeruar ramen ne beograd por nuk me vjen nder mend asnje shkrim ku te perkrahe nismat e bashes, qofsha i gabuar….

    1. Je fiks fare

      Jam lexues i vjetër i Lapsit.

      Në pamje të parë Lapsi duket si portal i paanshëm majtist.

      Por nqs sheh me kujdes Lapsi më duket si kolonë e pestë e edvinit, shumë më e rrezikshme se Tema apo edhe zëri i popullit.

    2. Kush eshte nisma e PD-se? Se deri tani nje nisem kane: te ruajne sistemin aktual ky kryetari ka ne prone partine.

  5. pse mer spaskam te drejta une me hap kompani ndertimi, kur temen qe rama e mban si teze fituese e kam palikuar qe kur ishte ne fillim te mandatit te pare, madje problematikat e stome ja kam bere pyetje qe ne 2014 te hotel sheraton, tha me kete po merremi. na i mbylli dyert nga te katerta anet dhe me pas ndodhi mrekullia ekonomike dhe sociale ne te cilen ndodhemi sot. me thuaj ti nuk paska gisht sorosi ktu. ai ka mbajt ne pellembe te dores kete rracqir. evropianet ?! ata fshihen pas keti komunisti per hesapet e veta. ata duan edhe te perhapim largpamesi me qellim vazhdimin e axhendes rama 2, ose ramaok ose rama next, si ne photoshop. a mer ju qifsha listen e dasmes

  6. Po ka një paradoks o Andi i zgjuar sepse sipas teje kur të gjithë e dinë se opozita e vërtetë është PD_LSI, opozita qenka kundër vetvetes dhe qenkan zjarrfikës të opozitarizmit të tipit gjergj bojaxhi e kompani!!!!!!

    1. Nos ja shaje gjergjin andit te lutem !! Keta dy andat bushat dhe bejtja jane aq te parashikueshem saqe do perfundojne si trebicka qe ne fillim u ca duke bere trimin “ska bir kurve ta shembi”, as nje jave nuk duroi dhe fiuuuu. Keshtu dhe dyshja andi+andi.

      1. Andi kërkon qimen në syrin e opozitës dhe nuk sheh trungun në syrin e rilindjes, por më mirë kështu se në fund të fundit Aandi ka qenë mbështetës i vjetër i edvinit, gjaku nuk bëhet ujë aq më tepër për komunistët.

  7. Dini gje se cfare u be me Remzi Hoxhen?
    A Dini gje cbehet me termetin?
    A Dini gje se cbehet me asgjene?
    Jam shume I merzitur se bashku me k/min. e Anglise Boris per Eren e parfumit qe kane breket e Monros.

  8. ne keto 6 vite Basha ka patur disa here rastin ta hidhte Ramen, Nuk e ka bere per pazotesi apo per kompromis..Jemi te detyruar te votojme Bashen si te keqen me te vogel, po gjynahqari ta harroje qe do qeverise 8 vite!

    1. NESE DO VAZHDOJME TE VOTOJME TE KEQEN ME TE VOGEL ATEHERE GJITMONE NE BYTHE DO TA KEMI . NUK MENDON SE ESHTE KOHA PER NDRYSHIME DRASTIKE NE ÇDO FUSHE ?

  9. Andi, jam dakort me analizën tënde, por nuk dakortesohem me mos vetëdijen e opozites, Basha është tradhtar sorrosian dhe që e bën shumë mirë punën e zjarrfiksit, kurse për LSI nuk jam akoma i sigurtë, megjithse as për to nuk më ha goja mjaltë. PD ka marr fund.

  10. PD dhe Basha nuk kane thene qe nuk duhet shqyrtuar sistemi bile vete Basha eshte shprehur per mazhoritar.Por PD ka vene si prioritet mbylljen e rrugeve per vjedhjen e votave per te cilen duhet vullnet politik qe Bushati nuk e sheh kujt i mungon.Mirret me Qorrin Libren Bojaxhiun dhe nuk i ben pershtypje qe vetem te PS dalin hajdutet drogaxhijte kriminelet e votave.Merr mundimin e analizo sistemin kombetar prop.me lista hapura.Duhen 0.7 perqind per te dale deputet.Do dalin partia Frroku KajmakuAbazi Rroshi.Me qetesi dhe dashuri

    1. Basha mund te jete “shprehur” per shume gjera, por tani qe erdhi momenti per te nxjerre propozimet, nuk thtoe me asgje.

  11. Po akoma o Bushat shkon me mendjen e marksistëve qorra për të ndryshuar “botën e vjetër” e për të sjellë “botën e re” ?
    Bota e vjetër komuniste ka 30 vite që me rënien e Murit të Berlinit që e theu qafën

  12. Duhet thene qe dhe Nisma Thurrje si PDja dhe PSja ka probleme ne propozimin e saj. Prape me lista, madje kombetare, pa deputet zone qe perfaqeson, vetem ti voton ne nje liste me 100 vete kush duket me mire ne Televizion, dhe dihet kush del ne Televizione qe jane bizneset e pronareve. Pra Thurrja nuk eshte Nisma e Engjejve sic po paraqitet madje as merret mundimi te shpjegohet por si gjithnje kush eshte kundra kesaj Nisme te pa njohur mire qenka Armiku i Momentit.

  13. Basha u katapultu dhe e ka mare PD si shoku Argites. ASNJI pale zgjedhje nuk ka fitu as brenda partise e as ato vendore apo kombetare. Hoqi gjithe konkurentet potenciale dhe solli Salinajin dhe Dollapin.
    Monika cizmes, partia i ra ne preher nga i shoqi. Gjithsesi LSI eshte strukture mafioze me teper se nje parti.
    Rama erdhi ne pushtet se njerezit nuk donin me e pa me sy qeverine e Sales. Trecerekshi qe prej asaj dite, eshte kujdesu qe ne PS te krijohet bindja qe pa ate PS do shuhet.

    Tani, pse duhet qe kto mbreterit ta japin kuroren kshu, per hic mos gje? Ato do vazhdojne te mbreterojne persa kohe qe mongoloide si puna e atij me llagapin “Vdekje komunizmit” do vazhdojne ti shikojne sikur gjysemperendi.

  14. Rama e gjuajti topin me te majten,a e Priti topin Basha me te djathten?
    Prifti I Boboshtices ka ra ne dashni me vajzen e hoxhes
    Ne barkun e balenes ishte nje shqiptar I shqiperise.
    Ne njeren Dore thiken ,ne tjetren parate.
    Jemi heronj te mamase.
    Jemi gazetare pa gazete.

  15. TANI PERVEÇ PAGATOREVE MAVI NA DOLEN DHE PAGATORET E ARDHSHEM TE PD-se .
    O MILET MOS U BENI SERVILA TE PARTIVE SE ATO PO UA QINE JO VETEM NONEN POR TANI EDHE BABEN . VINI GISHTIN KOKES DHE NGERDHESHJUNI PARTIVE SE NDRYSHE PO KARIN DO GJENI NE THES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *