• |
ide | kryesore

Reagon kryebashkiaku i Bulqizës: Nuk jam unë që marr kokainë

Lajme, Të fundit

“Nuk jam unë personi që shikoni në video duke pirë kokainë.”. Kështu deklaron kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla për News24. Pasi ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbuloi emrin e kryebashkiakut që konsumon kokainë sipas tij, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka mohuar akuzat, ndërsa pohon se video është e montuar. Alla e ka cilësuar një sulm politik që po i bëhet emrit të tij.

“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Lefter Alla për ‘News24’. Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervis Salianji, tha se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është filmuar ndërsa konsumon kokainë.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet se si kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina heroina, kanabisi, vjedhja zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë që i ka klonuar te emërimet e tij politike, në pushtetin lokal dhe administratën publike në Shqipëri. Janë lidhjet me krimin motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e drejtësisë”, -u shpreh Salianji.

10 Comments

  1. E mbron rama qe e mbrojne nderkombetaret.

    Te fala nga sorosua…nje 🎁 qe ktu e 20 vjet. Po nejse mos u çorientoni ky ka ardh dje ne politik.

  2. YMER GELBAZA DUKE JA SHKRUAR DOREHEQJEN ,ZAGARI E EDI RAMES KETO DITE KETO ESHTE DUKE U ANGAZHUAR thotë:

    EDHE VALDRIN PJETRI KESHTU THA, NUK JAM UNE HAHA,POR ESHTE EDI RAMA NE FAKT

  3. e me dhe ju si beni , mban mend gje njeriu i shkrete kur eshte spat fare , dhe ky nuk mban mend qe ka thithur te bardhe

  4. Ushqim i mire per minjte e haleve,nuk kishin cfare te hanin kete jave ja doli sali anji i denuar nga gjykata me burg dhe po ben moral,ky eshte turp,ben moral i pa moralshmi

  5. Paburreria e ketyre mostrave kalon ne skicofreni dhe ne fund behen si pula te lagura . Keta nuk akne me as edhe turp edhe burreri , ose ndoshta nuk kane pas ndonjehere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu