• |
ide | kryesore

Reagon kryebashkiaku i Bulqizës: Video me kokainë është montazh, mua s’më shantazhojnë dot

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i filmuar duke marrë kokainë në një video të publikuar nga gazetari Artan Hoxha ka reaguar pak më parë duke thënë se bëhet fjalë për një montazh. Ai thotë se kemi të bëjmë me presione të nxitura nga Partia Demokratike, ndërsa shton se do vijojë të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut.

Reagimi i plotë i tij

Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale. Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike. Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!

Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.

Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.

Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.

Artan Hoxha tha më parë se videoja është filmuar në një lokal ku Lefter Alla duket qartësisht duke konsumuar lëndë narkotike të tipit kokainë. Gazetari tha se kriminelë të lidhur me Lefter Allën kanë kërcënuar familje me jetë. Me të kërcënuarve me jetë, tha gazetari Artan Hoxha është edhe vetë ai, por shtoi se nuk do të tërhiqet për asnjë moment pasi e mbron e vërteta.



4 Comments

  1. Une thomi ta bejem Krietar Kuvendi, ose Minister te Mallit!
    T’rroj Partija Rilindase me shokun Edmut ne krie!

  2. si e mbron elita e majte ramen. faaap nje skandal tjeter per te terhequr vemendjen nga skandali tjeter. coroditje e planifikuar.

  3. Ik o pleh !Ikni o plehra qe na e shpifet kete vend!Ikni rilindas te degjeneruar se shkaterruat breza te tere e na e servirni fatalitetin si normalitet,skandalin si hiç asgje !Ikni morte se jeni fatkeqesi e ketij vendi,ikni e kurre mos u kthefshi,funderrina !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *