• |
ide | kryesore

Thyhet rekordi i Miura: blihet lojtari më i moshuar në botë, 75 vjeç

Sport



Vetëm pak ditë më parë erdhi lajmi për rinovimin e sulmuesit japonez Kazuyoshi Miura, në moshën gati 53 vjecare, me FC Yokohama, klub që militon në Divizionin B japonez ku luan nga 2005, por rinovimi i tij është lënë në hije pikërisht në këtë merkato të janarit, nga blerja e bërë nga 6 October Club, që ka vënë në kontratë Ezz El-Din Bahader, që është 75 vjeç!

Lajmin e ka dhënë Federata Egjiptiane e Futbollit përmes profileve të saj në rrjetet sociale: “Futbollisti po përgatitet të futet në rekordet Guinness, ndërsa ka nisur të marrë pjesë në aktivitetet e klubit”. Nëse ‘djaloshi’ do të debutojë me skuadrën e tij të re, në fakt, do të thyente rekordin që i përket portierit izraelit Isaak Hayik, që vitin e kaluar luajti një ndeshje në divizionin e katërt me fanellën e Ironi or Yehuda në moshën 73 vjecare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *