• |
ide | kryesore

Salianji zbulon emrin e kryebashkiakut që merr kokainë

Lajme, Të fundit

Abc News publikoi sot ekskluzivisht disa sekuenca filmike të një kryebashkiaku që duket se merr kokainë në lokal. Disa orë më pas nga selia e PD-së, Ervin Salianji tha se bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike”, u shpreh Ervin Salianji.

Më tej ai theksoi se janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës” tha Salianji./abcnews.al

Rezultate imazhesh për lefter alla

4 Comments

  1. Ti me lart ,pse e quan te pamoralshem? Deri me tani ai as ka patur akses ne leke publike e as ka mbajtur post ne qeveri. Apo e thua per ate vendimin e shpifur per nje vit burg me deshmi te atij Alizotit?

  2. Te keqen mos u merzit per sali anjin qe per moral njeh vetem shpifjen,ky dhe vellain e ka te denuar vete i denuar cfare do presesh nga nje rrace qe burgun e kane ne gen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu