• |
ide | kryesore

“The Economist”: Bisedimet për Shqipërisë në BE, sfilitëse dhe të keqadministruara

Lajme, Të fundit



Në një artikull të shkruar nga e prestigjiozja “The Economist” thuhet se bisedimet për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriut kanë qenë të keqadministruara.

Në shkrimin e “The Economist” përshkruhet ngjarja e vitit 1960 kur Charles de Gaulle bëri Harold Macmillan të qante, kur presidenti francez pengoi përpjekjet e Britanisë për t’u bashkuar me atë që ishte atëherë “Tregu i Përbashkët”. Gjatë shkrimit theksohet se gjeopolitika për Europën nis në shtëpi për arsye se zgjerimi është gjithnjë një temë delikate.

Më pas shkrimi flet për aderimin “big bang” të vitit 2004, kur 10 vende kryesisht nga Europa Qendrore dhe Lindore u bashkuan, ndërkohë që ishte menduar të ishte një bashkim i Europës, por përkundrazi ajo çoi në thyerje të reja midis lindjes dhe perëndimit.
Diplomatët u bënë shumë më pak diplomatikë në lidhje me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat u bashkuan në vitin 2007, duke thënë se “entuziazmi i tyre për luftën kundër korrupsionit u zbeh me ritme shumë të ngadalta” pas hyrjes në BE.

Lidhur me aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut artikullin e “The Economist” dëshmohet edhe njëherë se procesi mund të jetë polemik dhe sfilitës. Megjithatë pas ngërçit të ardhur nga kundërshtia e Presidentit francez Emmanuel Macron, tashmë përpjekjet për të zhdukur dëmin e kryer prej tij kanë filluar me seriozitet, shkruan “The Economist”

Nën administrimin e ri komisioni duket i vendosur të ndjekë një strategji “gjeopolitike”, i cili do të zbulojë deri në fund të muajit reformat për procesin e pranimit, të dizajnuara për të qetësuar presidentin francez dhe aleatët e tij.

Gjatë samitit që pritet të organizohet në pranverë të këtij viti do të pastrohet rrëmuja e bërë deri më sot si dhe pritet që palët të bien dakord për rregullat e reja të pranimit.

Gjithashtu në muajin Maj në Zagreb pritet të arrihet diçka më konkrete kur 27 anëtarët e bllokut do të takohen me fqinjët e tyre nga Ballkani Perëndimor për një konferencë tjetër, shkruan “The Economist”.



2 Comments

  1. BE i interesonte aw shume qe ta bente qimen trah se vetem keshtu kund te behej relevante… si ? Po ja vim i qim motren dhe me pas kur dalim keq mundohem te perfitojme te zgjedhim problemet tona duke i qire me shume motren qe te zgjatet me shume ( ne kete pike nuk ka fare rendesi hapja apo jo e negociatave sic duhet te ishte qe ne fillim ), dhe keshtu legjitimitohen aspektet sociale si pershembull klientelizmi i seleksionuar qe instalohet. Ne rastin tone ne 2020 vazhdon akoma tabuja ndaj profesionisteve te humbur, sepse keshtu eshte kapitalizmi vlla. Fundja keta qe po bejne opozite reale kane per tu mbajtur mend si problem solvers romantik. Kujt palsi kari kemi dhe 30 vjet jete akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *