• |
ide | kryesore

Tottenham vonon Eriksen, Marotta rrit ofertën: “Presim me besim”

Sport



Cështja Eriksen po katalizon mbi vetë gjithë vëmendjen. E nuk mund të jetë ndryshe, duke i kushtuar kujdes edhe fjalëve të Mourinho një ditë më parë. Danezi konsiderohet një goditje e madhe, ndaj dhe zikaltrit po mundohen të mos gabojnë asnjë lëvizje. Tratativa vazhdon në tavolin, me Inter që ka ngritur ofertën, duke e cuar shifrën mes pjesës fikse dhe bonus pranë 20 milionë euro të kërkuar nga Tottenham: “Të reja? Presim me shumë besim” ka deklaruar Marotta në mbrëmje. Kështu, ka optimizëm mbi një mbyllje të negociatave, edhe për arsye se Eriksen i ka komunikuar sot Spurs vullnetin për të veshur menjëherë fanellën zikaltër.

Mourinho ka grumbulluar lojtarin për sfidën e Tottenham kundër Norëich: për teknikun portugez, që ka folur në konferencë për shtyp, “nuk ka të reja”, danezi është në dispozicion të tij e kështu ka ndërmend ta aktivizojë. Special One tregon edhe njëherë praticitetin, në kohë kur situate është pranë zgjidhjes. Gjatë ditës administratori i deleguar i Inter, Marotta, ka patur një takim me homologun e tij të Spurs, Levy: palët duken positive, por ndërkohë koha shtrëngon sepse Antonio Conte ka nevojë për përforcime, sisodmos në mesfushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *