• |
ide | kryesore

VIDEO/ E kërkoi një vajzë e vogël, zjarrfikësit shpëtojnë qenin nga gremina në Librazhd

Syri i Lapsit

Rasti i një vajze nga Gramshi me siguri që do ju emocionojë. Ajo quhet Fjona Baçi dhe banon në periferi të qytetit në lagjen Koçaj. Është mjaft e lidhur më familjen, dhe familja bën gjithçka për të. Por Fjona ka përjetuar një shqetësim këto ditë.

Diku pranë shtëpisë së saj, një qen ishte i bllokuar në një shkëmb e nuk mund të dilte dot. Sa herë që qeni qante për ndihmë, bashkë me qenin qante edhe vajza. Familjarët nuk kishin mundësi që ta shpëtonin qenin. Sepse ai kishte ngecur në një zonë të thepisur. Ndaj prindërit vendosin që të kërkojnë ndihmën e Repartit Zjarrfikës.

“Sapo mësuam këtë lajm, menjëherë organizuam punën për të shpëtuar qenin, por mbi të gjitha për të plotësuar dëshirën e Fjonës”, – shprehet Ilir Llapushi, shef i repartit zjarrfikës në këtë qytet.

Operacioni nuk ishte dhe aq i lehtë. Burrave u është dashur që të zbresin me litar për të shkuar tek kafsha e gjorë dhe, pas shumë përpjekjesh e kanë nxjerrë atë prej andej. Fjona ka fluturuar nga gëzimi, por surprizat e saj nuk përfundojnë me kaq. Me një tufë të madhe me lule, e shoqëruar nga prindërit, ajo shkon tek reparti zjarrfikës për të falënderuar efektivin.

“Ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Rasti na e ka sjellë që të bëjmë punë shumë më të mëdha dhe të vështira se sa kjo. Por rasti i Fjonës ishte vërtet emocionues” – tha shefi i zjarrfikëses.

4 Comments

  1. Faleminderit nga zemra ketyre heronjve dhe vajzes se vogel u rrit’t e shendetshme e me fat ne jete.
    Redaksise se LAPSI.AL nese keni mundesi postoni edhe me teper tema te tilla humane se na mbyti anti-humanizmi politik.

    Video si keto shoh shpesh ne Youtube sidomos me zjarret e Australise e shpetimet e Kolave apo Kangurve, jane video qe te rikthejne besimin e humbur disi te humanizmi.

    Faleminderit edhe ju LAPSI qe e postuat kete video dhe ngjarje.

  2. Lapsi ndrroni titull se Gramshin nga Librazhdi e ndane nje male I tere, sjan I njejti vend. Sa per ngjarjen eshte e sajume sepse ne ate vend nuk ngec as qeni as ndonje kafsh tjeter. As ky heroi I shtirur I zjarrfikses se Gramshit. Ky shkrim eshte I sajuar mos shkruani me pacavure . Me keto pallavra mbulohet shitja I vendeve Te punes ne zjarrfiksen e keti qyteti nga kryetari I bashkis injorant. Su pa asnje nga keta superhero je ne 26 Nentor Te ndimonin ne rrenojat e termetit . Sic ishin specialistat e qyteteve te tjera. Ju gazetaret e lapsit pse nuk shkoni ne Gramsh , Te shikoni varferin qe ka pllakosur ne ate vend. Ato pak vende pune publike shiten sipas qefit Te kryatarit. Nuk organizohet asnje lloj aktiviteti sportiv apo kulturor. Asnje lloj investimi publik ne sherbim te popullit. Por vetem vjedhje e fondeve publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu