• |
ide | kryesore

613 kg kokainë nga Kolumbia, sot vendimi për Arbër Çekajn

Lajme



Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca për Arbën Çekaj i cili akuzohet për trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë nëpërmjet një kontejneri me banane.

Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Çekaj dyshohet se kanë siguruar transportin nga Kolumbia në Portin e Durrësit për ta kaluar më pas në tregun Europian. Çekaj mbante tre mbiemra. Avokatët kanë bërë kërkesë për ta përjashtuar nga procesi prokurorin Ervin Kondili.

Në sallën e gjyqit Çekaj e ka akuzuar prokurorin se ka përhapur lajme të rreme ndaj tij, ai thotë se nuk ka dijeni për 613 kg kokainë të cilët u kapën në kontejnerin me banane që ishin në pronësi të kompanisë së tij “Arbri Garden”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun. Pritet që Gjykata të japë edhe vendimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *