• |
ide | kryesore

Bebe dhe Dua, pjesë e jurisë së programit të njohur

Paparazzi, Slider



Rrugët e dy vajzave tona, Dua Lipës dhe Bebe Rexhës, duket se janë kryqëzuar në udhëtimin e tyre drejt suksesit gjithnjë e në rritje ndërkombëtar. Edhe pse të zëna me angazhime të ndryshme muzikore, Bebe Rexha me turin e koncerteve dhe Dua me pregatitjen për hedhjen në treg të albumit të ri, këtë vit do t’i shohim si pjesë e programit shumë të ndjekur ameikan, “The Voice”.

Me anë të postimeve në llogaritë respektive të Instagramit, si Dua Lipa, ashtu dhe Bebe Rexha kanë njoftuar pjesëmarrjen si këshilltare të jurisë, ose më mirë të themi si “krahu i djathtë” i anëtarëve kryesorë të jurisë. Dua ka shprehur mirënjohjen e saj për Kelly Clarkson, e cila i ka besuar rolin si këshilltarja e saj përgjatë sfidave në “The Voice”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *