• |
ide | kryesore

Ederson si Isli Hidi, Guardiola e zgjedh për penalltitë: “Më besoni nuk kemi goditës më të mirë”

Sport



Një skuadër kampionësh, por me shumë vështirësi për të shënuar me penallti e atëherë për të zgjidhur problemin vjen idea e cmendur e Pep Guardiola: nga tani e tutje tek Manchester City penalltitë do ti godasë portieri Ederson. Gabimi i pafund nga pika e bardhë, këtë herë e Gabriel Jesus, në ndeshjen e fundit të Premier kundër Sheffield United ka bërë që tekniku spanjoll të vendosë për një zgjedhje si tek Bylis ku penalltitë i godet portiere Isli Hidi, edhe pse vështirë se Guardiola mund të jetë frymëzuar nga ky fakt.

“Jam i preokupuar, duhet të mendohem mirë. Në nivele të caktuara penalltitë janë të rëndësishme e bëjnë diferencën në pjesën më të madhe të rasteve. Duhet të vendos për atë që do ti godasë. Ederson në këtë kuptim është më i miri që kemi, më besoni. Nuk e humb kurrë qetësinë, nuk i hipën gjaku në tru, kështu që mund ti godasë ai” ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp.

PORTIERËT GOLEADOR
Që një portier të godasë penallti nuk është e padëgjuar, përmendëm Isli Hidin, por edhe Perlat Musta më parë në kampionatin tonë. Ndërsa në arenën ndërkombëtare më i famshmi është José Luis Chilavert, që në karrierë ka shënuar 62 gola dhe është i vetmi që ka shënuar tregolësh në një ndeshje, por më prolifiku është Rogerio Ceni, që ka shënuar 129 gola. E famshme është qetësia nga pika e bardhë e Hans Jorg Butt, që u quajt Chilaverti europian (3 rgola në Champions), e edhe René Higuita, që realizoi 41 gola në karrierë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *