• |
ide | kryesore

Gruaja i zbulon tradhëtinë e Politanos: është ish-dashnorja e Dybala dhe Nainggolan

Sport



Napoli apo Roma? Për Matteo Politano ndërkohë zbulohet Ginevra Francesca Sozzi. Sulmuesi i Inter, në fakt, ka një të fejuar të re prej disa muajsh pasi bashkëshortja Silvia Di Vincenzo zbuloi tradhëtinë e burrit duke punësuar një dedektiv privat. E përjavëshmja Oggi ka publikuar foto të ciftit të ri, port ë dy praktikisht kanë dalë hapur katër ditë më parë kur kanë postuar të njëjtën foto të një këlyshi Labrador të quajtur Baloo.

Ditë intensive për Matteo Politano që vetëm një javë më parë ishte në kryeqytet për të firmosur me Romën, pozoi edhe me shallin verdhekuq, përpara se transferimi të dështonte. Tani sulmuesi i kthyer tek Inter, po insiston për të kaluar tek Roma, por edhe Napoli ka treguar shumë interes.

Porn ë pritje të mësojë skuadrën e re, por Politano është bërë publike lidhja e tij me Ginevra Francesca Sozzi, që në fakt nuk është e re për gossip. Vëmendja e saj për futbollistët është e qartë, duke parë lidhjen që ka patur me juventinin Paulo Dybala e një flirt me Radja Nainggolan, në kohën kur belgu luante pikërisht për Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *