• |
ide | kryesore

Haradinaj i përgjigjet Grenell: Taksa 100% hiqet kur Serbia të njohë Kosovën

Lajme, Të fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm, të SHBA për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ku tha se kishin diskutuar për shumë çështje.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, – tha Haradinaj duke folur dhe për ultimatumin që ka dhënë Grenell për heqjen e taksës.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, shtoi më tej Haradinaj.

Po ashtu shtoi se taksën mund ta hiqte dhe sot në mesnatë, duke bërë një mbledhje të qeverisë duke shtuar se kjo gjë ndodhte nëse Vuçiç dilte në deklaratë e thoshte se njihte Kosovën.

“Po unë e heq taksën kur Vuçiç të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, – përfundoi kreu i qeverisë së Kosovës.

3 Comments

    1. Nuk është komunist “patriot” si ti more “uns”. Janë komunistët antiberishë që po e injorojnë Kosovën e duan që edhe Shqipërinë ta fusin në Jugosllavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu