• |
ide | kryesore

Historia misterioze pas pikturës ‘Portreti i një Zonje’

Paparazzi, Slider



“Portreti i një Zonje” e Gustav Klimt tërhoqi vëmendjen e mediave botërore kur u gjet në fillim të dhjetorit në një galeri arti në Piacenza, në veri të Italisë. Piktura me vlerë 60 milionë euro u gjet pikërisht në murin ku humbi gjurmët 23 vite më parë.

Kur u zbulua, autoritetet italiane u treguan skeptike përsa i përket faktit nëse bëhej ose jo fjalë për pikturën origjinale, por së fundmi konfirmuan se po, piktura e gjetur është “Portreti i një Zonje” e artistit austriak.Piktura u vodh më 22 shkurt të vitit 1997 nga galeria e artit modern Ricci Oddi në Piacenza. Korniza e saj u hodh në çatinë e ndërtetës, një përpjekje kjo që hajdutët e bënë në mënyrë që ta nxirrnin pikturën nga dritarja.

Sidoqoftë, zhdukja e pikturës mbetet ende mister. Bashkëpunëtorët në Sky TG24 thanë për CNN se ndoshta piktura nuk ka dalë kurrë nga ndërtesa, ndonëse kërkohej prej vitesh. Deri tani, nuk dihet ende se çfarë i detyroi hajdutët të mos ktheheshin kurrë. Piktura u gjet nga kopshtarët që po pastronin dredhkat në murin e jashtëm të galerisë. “Portreti i një Zonje” mendohet se u pikturua nga artisti vjenez në vitet 1916-1917, kur Klimt ishte në vitet e fundit të jetës. Ajo çfarë e bën të jashtëzakonshme veprën e tij është fakti se pak muaj para se të vidhej, një studente arti, Claudia Maga, zbuloi asokohe se “Portreti i një Zonje” ishte pikturuar sipër një tjetër vepre të artistit, “Portreti i një Zonje të Re” (1912). Ajo arriti ta provonte këtë përmes testit me rreze X.

Piktura origjinale tregonte portretin e një vajze të re nga Vjena, që kish vdekur papritur. Klimt pikturoi një tjetër portret, si për të harruar dhimbjen e vdekjes së saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *