• |
ide | kryesore

Humbi Suarez për katër muaj, Barcelona gati për goditjen e madhe

Sport



Eshtë Pierre-Emerick Aubameyang objektivi numër një i merkatos së Barcelonës. Blaugrana, si ka pranuar edhe vetë tekniku Quique Setién, janë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar të dëmtuarin Luis Suarez, të detyruar të qendrojë larg fushave të lojës për katër muaj. Drejtuesit spanjollë janë përqendruar tashmë tek sulmuesi i Arsenal, që, sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, ka dhënë aprovimin për operacionin. Mbeten tashmë për të bindur Gunners, që vështirë se do të pranojnë të privohen nga lojtari i tyre më përfaqësues në një moment kaq delikat të sezonit. Londinezët, në fakt, janë në mesin e renditjes në Premier League.

Ardhja e Arteta nuk i ka përmirësuar gjërat në Emirates dhe Arsenal vazhdon të mos stabilizohet në lojë dhe të mos marrë rezultate. Në këtë situatë Gunners nuk do të duan të largojnë një lojtar të kalibrit të Aubameyang, duke tërhequr mbi vete gjithë mërinë e tifozëve, që në këtë sezon e kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre edhe në cështjen Xhaka, me ish-kapitenin që u konfliktua me ta, duke humbur shiritin dhe në atë kohë edhe vendin në skuadër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *