• |
ide | kryesore

Inter darkë skuadre në pritje të Eriksen: me grupin edhe Young e Moses

Sport



Të gjithë bashkë në darkë: ky Inter konfirmohet një grup i madh. Lojtarët zikaltër janë takuar në restorant për të kaluar një mbrëmje të këndshme e për ti dhënë mirëseardhjen të rinjve Young e Moses (ky i fundit jo zyrtarisht një lojtar i Conte).

Një takim që gati gati do të thotë në pritje të Eriksen, edhe pse negociatat për të sjellë danezin nga tottenham vazhdojnë me intensitet. Lojtari ka luajtur përsëri për Spurs, por ngritja e ofertës së Inter në kuotat që dëshironte klubi anglez ka bërë që me shumë mundësi sot operacioni të mbyllet me sukses.

Gjithësesi në pritje të mesfushorit, mbrojtësi i krahut i ardhur nga United i është nënshtruar ritit tradicional. Young ka kënduar i cuar në këmbë mbi karrige dhe është filmuar nga Lukaku. Vetë lojtari belg e ka postuar në rrjetet sociale me dedikimin: “Vëllezrit e mi, djemtë e mi, miqtë e mi, shokët e mi të skuadrës”.

 

View this post on Instagram

 

My brothers, My boys , My Friends , My teammates @inter ??

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *