• |
ide | kryesore

Kim zbulon historinë që fshihet pas emrit të vajzës North West

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West njihen si prindërit që i vendosin fëmijëve emra jo dhe aq të zakonshëm- North (Veri), Saint (I Shenjtë), Chicago dhe Psalm. Të gjithë emrat me një histori nga pas.Përshembull, Kim, as që e kishte menduar ndonjëherë që vajza e saj e parë do të quhej North. Në një video publikuar së fundmi në kanalin e saj në YouTube, Kim tregon se ideja për një emër si ky, nisi nga një shaka e bërë nga moderatori Jay Leno, gjatë një interviste me të në 2013-in.

“M’u desh një javë kohë për t’i vënë emrin North-it. E mora nga Jay Leno, që fillimisht po bënte shaka me mua rreth këtij emri. Kim ishte shtatzënë gjatë asaj kohe dhe moderatori i sugjeroi ta quante vajzën North (Veri) meqë mbiemrin do ta kishte West (Perëndim), që do të thotë se me pak fjalë vajza do quhej (Veri- Perëndim).

“Fillova të qesh dhe i thashë se nuk ka asnjë shans ta quaj vajzën time ashtu!” Pastaj, sipas Kim-it ishin njerëzit ata që pas shfaqjes nisën t’i thonë se duhet ta merrte seriozisht emrin, pasi ishte i lezetshëm.

“Të gjithë më thoshin që është emër i veçantë dhe se duhet ta konsideroja. Ashtu bëra!”- përfundoi Kim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *