• |
ide | kryesore

Konflikti për anëtarët e Kushtetueses, Meta zbardh letrën drejtuar Venecias

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias me një letër për dhënien e një opinioni mbi procesin e përzgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Parlamentit, akt që sipas kreut të shtetit është në shkelje flagrante të kushtetutës së vendit.

Presidenti i Republikës, gjithashtu ka përcjellë për Komisionin e Venecias një informacion të zgjeruar mbi veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) në lidhje me këtë proces.

Pyetjet e Presidentit për Venecian

Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të radhës së emërimeve?

Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës?

Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Presidenti kërkoi vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës!

Mazhoranca refuzoi bashkëpunimin dhe çoi deri në fund skenarin e saj.

Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese!

Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies? Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *