• |
ide | kryesore

Pas ndarjes, Channing dhe Jessie J bashkohen

Paparazzi, Slider



Një burim për E! News zbuloi se “janë lidhur sërish” pas dy muajsh të ndarë. “Morën pak kohë larg njëri-tjetrit, por kuptuan që duhen shumë,” tha burimi dhe shtoi se janë shumë të lumtur që po kalojnë sërish kohë bashkë.

Mesa duket, ndarja thjesht ka forcuar ndjenjat e tyre sepse burimi tha se “Jessie ka qëndruar te shtëpia e Channing përgjatë javës së kaluar” dhe se “sillen si fëmijë rrotull njëri-tjetrit.” Channing dhe Jessie u ndanë në nëntor të 2019-s, por vendosën të ruanin miqësinë. S’pati drama apo konflikte mes tyre, thjesht vendosën ta linin me aq. “Channing dhe Jessie kanë prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri,” shprehet burimi. “U argëtuan shumë bashkë, por në fund, nuk funksionoi. Channing duhet të jetojë në Los Angeles, që të kalojë kohë me të bijën, ndërsa Jessie preferon Anglinë. Janë ende miq, sidoqoftë,” tha një burim për People kur u raportua ndarja.

Channing dhe Jessie u lidhën për herë të parë pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan. Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *