• |
ide | kryesore

Raiola rindez shpresat e Juventus për Pogba: “Të shohim nëse United është në planet e tij”

Sport



“Sot Pogba nuk është i lumtur sepse nuk luan. Kemi nevojë të shohim në verë nëse do të jetë në planet e Manchester United e nëse Manchester United do të jetë akoma në planet e Paul”. Deklaratat e fundit të Mino Raiola, menaxherit të francezit, kanë shtuar zërat për një lamtumirë të mundshme në qershor të Red Devils, me të cilët lojtari ka një kontratë deri në 2021, ndërsa ka rritur entuziazmit e Juventus që shpreson ta ketë francezin në skuadër. Nuk është një secret që bardhezinjtë synojnë kthimin e Pogba në shtëpi, për më tepër që Dybala ka thënë hapur se dëshiron të laujë përsëri me të.

“Shpresoj që një ditë të mund të festojmë sërisht së bashku”, ishin fjalët e Joya, një prej ish-shokëve me të cilin Pogba ka mbetur i lidhur. Një sezon për tu harruar ai i Pogba, që deri tani ka luajtur vetëm tetë ndeshje mes Premier League e Kupës së Ligës. Dëmtimi në kavilje e detyroi deri të operohet. Tani do të duhet ndonjë muaj tjetër: “Paul po rikuperon, nuk është i lumtur nëse nuk luan – ka thënë ende Raiola – Të gjithë e dinë se ambicjet e United nuk janë përmbushur në vitet e fundit”. Francezi ka nevojë të kthehet ai që ishte e sidomos të luajë për objektiva të mëdha. Juventus mund tia garantojë, gjithnjë nëse e lejon Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *