• |
ide | kryesore

Rama sfidon Këshillin e Europës, shkon para me paketën anti-shpifje

-Instant, Lajme, Të fundit



As pasi Këshilli i Europës vendosi të kërkojë shqyrtim të paketës antishpifje nga Komisioni i Venecias dhe as pas presionit ndërkombëtar në rritje qeveri Rama nuk është tërhequr nga e saja. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni e ka mbrojtur ne komisionin e medias amendimin e dy ligjeve të censurës dhe më pas deputetët kanë rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të Republikës për paketën antishpifje. Vetëm një ditë më parë, Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar të njëjtin dekret, te cilën ia kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim më datë 12 janar.

Lexo me tej:

BE “shuplakë” Ramës: Të rishikohet paketa antishpifje

Sipas kreut të shtetit ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cenon fjalën e lirë duke rrezikuar seriozisht dhe integrimin e vendit.
Paketa ligjore e quajtur ‘antishpifje’ u miratua në Parlamentin e Shqipërisë në dhjetor të muajit të shkuar përmes kundërshtive të shumta nga komuniteti i gazetarëve dhe organizmave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe ato të medias.



1 Comment

  1. Perpara udheheqsi -ine-nga fitorja ne fitore.
    Shqiperine e bere vend te pjerdhur
    si duhen me bunkere e llogore
    sa te kemi ty mendje ndritur
    e Ameriken e bejme ne zap
    kot nuk te votoi ky popull dele
    je mendje fyell ,je si z’dap.

    E solle diktaturen ne kete vend
    gojen njerzeve po ja u kyc
    le te rrine te hane te gjatin
    me veten te luajne -YC-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *